Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

‘Qendra e djathtë’ takim në Durrës: Zgjedhjet pa opozitën rrezikojnë vendin

‘Qendra e djathtë’ takim në Durrës: Zgjedhjet pa opozitën rrezikojnë vendin

12:03, 01/05/2019
A+ Aa A-

Qyteti i Durrësit ka qenë ndalesa e dytë e ‘Forumit për zgjedhje të lira’, i organizuar nga ‘Grupimi i Qendrës së Djathtë’.

Aleatët e Partisë Demokratike, Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka, kanë zhvilluar një bashkëbisedim mbi situatën në vend me strukturat dhe simpatizantët e partive që drejtojnë.

Krerët e partive opozitare, me qëndrimin e unifikuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme, kanë sqaruar arsyet pse kanë ndërmarrë këtë nismë dhe, gjithashtu, kanë njohur mbështetësit e tyre me ‘Platformën për marrëveshje kushtetuese’ me 12 pika të prezantuar këtë të hënë, të cilën e shohin si një pikënisje për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale që ka kapur vendin.

Në unison edhe me qëndrimin e Presidentin e Republikës, të cilit, paritë e Qendrës së djathtë, i kanë kërkuar të thërrasë një tryezë politike me përfaqësues të opozitës dhe mazhorancës, deklarojnë se:

‘Zgjedhjet pa opozitën përbëjnë një rrezik të madh për stabilitetin e vendit si dhe cenojnë pluralizmin politik. Dalja nga kjo krizë mund të vijë vetëm nëpërmjet një marrëveshje afatgjatë, me tëcilën tëndërmerren ndryshime kushtetuese që do të kufizojnë dhe kontrollojnë autoritetin e pushtetarëve. Që do të krijojë më shumë hapësira dhe respektim të plotë për liritë dhe të drejtat e qytetarëve, një ligj zgjedhor me lista të hapura, kufizimi i mandateve, reformë kushtetuese dhe administrative’.

Ata u e mbyllën takimin duke u bërë thirrje qytetarëve të angazhohen në moslejimin e zgjedhjeve farsë si dhe t’i bashkohen protestës së opozitës në datën 11 maj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco