Pas samitit të Berlinit, Vasili: Protestat tona, janë protesta për të ecur përpara për integrimin

Pas samitit të Berlinit, Vasili: Protestat tona, janë protesta për të ecur përpara për integrimin

11:52, 01/05/2019

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar në një dalje për mediat ndaj situatës në të cilën ndodhet shqipëria pas samitit të Berlinit dhe refuzimit të hapjes së negociatave.

Ai ka lëshuar akuza të forta ndaj kreut të qeverisë Rama dhe ka kërkuar vijimin e protestave të opozitës.

“Ndaj protestat tona, janë protesta për të ecur përpara në Integrimin Europian të Shqipërisë, janë protesta edhe për vëllezërit tanë në Kosovë, të cilët nuk mund dhe nuk është e ndershëm të dënohen, penalizohen, izolohen sepse qeveria e kapur dhe e korruptuar në Tiranë ua pengon edhe atyre ëndrrën europiane”, shprehte Vasili.

Ja deklarata për media e Petrit Vasilit

Të nderuar qytetarë,

Të gjithë shqiptarët dje kanë dëgjuar me hidhërim lajmet që erdhën nga Berlini, ku përkundrejt euforisë së një viti më parë dhe një mashtrimi të strukturuar të qeverisë që me demek çështja e negociatave ishte mbyllur dhe ishte zgjidhur, përkundrazi dëgjuan qartë që Shqipëria për shkak të qeverisjes së saj të gjithë fenomenet negative janë rënduar siç është krimi, Korrupsioni, krimi zgjedhor etj. Por shqiptarët dëgjuan me shumë hidhërim që kjo problematikë shumë e rëndë në mënyrë të veçantë lidhur me emigracionin dhe mungesën e kontrollit të plotë të jetës ekonomike të vendit që ka shtyrë këtë emigracion dhe azilkërkuesit.

Qytetarët mësuan se Shqipëria është një nga problemet kryesore sepse Kosova, vëllezërit tanë në Kosovë nuk mund të ecin përpara në procesin e liberalizmit, jo për shkak të tyre,por për shkak të Shqipërisë,  e cila duke u bërë një precedent  I rrezikshëm pengon dhe ata në rrugën e integrimit. Integrimi europian është prioritet madhor, nuk është pronë e qeverive sikurse do ta trajtojë Edi Rama dhe Rilindja e tij. Sigurisht këto lajme të hidhura që vijnë dhe ky integrim i bllokuar është e qartë dhe ne, po nga kjo foltore kemi denoncuar. Këto janë lajme të mira për qeverinë, sepse një qeveri që ka axhenda të tjera antieuropiane sigurisht nuk e gëzon ecjen përpara të integrimit europian,  por e gëzon shumë kur lajmet për bllokimin e integrimit europian të Shqipërisë vijnë vazhdimisht.

Pasi qeveria shqiptare, kthimi në prioritet madhor, mobilizimin e të gjithë energjive më pozitive, për pjesëmarrjen  e të gjithë aktorëve politikë, opozitë, mazhoranca, shoqëri civile, njerëz të dijes, njerëz të shkencës, njerëz me ide. E ka zëvendësuar këtë gjë me disa lobime të errëta dhe të dyshimta me personalitete të huaja, me darka e dreka restorantesh, me negocime të paprincipta dhe me pritmëninë e jashtëzakonshme, se dikush nga diku do na bëjë një dhuratë sepse ne e njohim e kemi mik, e kemi shok dhe hamë e pimë. Integrimi është një prioritet madhor, është prioritet profesional në radhë të parë. Është prioritet politik. Nuk kërkonte zhbërje ministrish siç ishte Ministria e Integrimit, kërkonte specialistët më të mirë që të ishin deri në front. Çdo ministri shqiptare të kishte kryefjalën e saj vetëm integrimin europian .

Në çdo prokurori shqiptare duhet të ishte prioritet zbardhja e dosjeve shumë të rënda, të cilat i nxijnë faqen Shqipërisë, qoftë dosjes 339, 184, çështjes Babale, korrupsionit të tmerrshëm i cili është aty dhe nuk hetohet, që nga Unaza e Re, në OST , në të gjitha koncesionet e Shqipërisë. Dhe në të gjitha rastet kërkonte qasje ballore dhe profesionale, objektiva dhe jo kapjen e drejtësisë, e cila sigurisht në vend që të ishte një arritje, u shndërrua dhe poshndërrohet në një problem madhor.

Sigurisht që në këtë proces Shqipëria nuk mund ta banalizohej si një vit më parë ky kryeministri duartrokiste për gjëra të cilat nuk u arritën, ku dhe për humorin e të gjithë shqiptarëve, po ua kujtoj edhe sot në 29 qershor ai dekoronte edhe katër ambasadorë të tij, sepse këta kishin arritur të rregullonin çështjet e Europës, të mbyllnin negociatat dhe të bënin gjithçka dhe sot ja ku jemi, kemi 4 medalje ambasadorësh, por nuk kemi Integrim Europian, përkundrazi jemi bërë problem i madh edhe për Kosovën. Shqipëria nuk ka nevojë në mënyrë të veçantë për një çështje madhore siç është Reforma në Drejtësi as për duartrokitje, as për lëvdata fiktive, por ka nevojë të përballet me 2 standardet e Reformës që i ka ulur besimin njerëzve, mbi 60% e shqiptarëve nuk e besojnë më atë.

Nuk ka nevojë edhe për qëndrime të përcipta të ndërkombëtarëve në Tiranë apo gjetkë për këtë Reformë, por ka nevojë për një zbatim ashtu sikurse Kushtetuta dhe 21-22 korriku që e miratoi këtë platformë të Reformës në Drejtësi të zhvillohet pikë për pikë, pasi hapat tona do të jenë mbrapa dhe Shqipëria, do të mbetet në mes, e izoluar, pa perspektive, pa zhvillim ekonomik dhe pa shpresë për qytetarët e saj.

Sot përfundimisht ka ardhur koha e përgjigjeve të mëdha, por këto përgjigje kushdo mund ti jap, por vetëm kjo qeveri dhe ky kryeministër të cilët gënjeshtrën e kanë mënyrë komunikimi, mënyrë jetese dhe mënyrë veprimi politik, pra kjo qeveri nuk mund ta japë kurrë. Ndaj protestat tona, janë protesta për të ecur përpara në Integrimin Europian të Shqipërisë, janë protesta edhe për vëllezërit tanë në Kosovë, të cilët nuk mund dhe nuk është e ndershëm të dënohen, penalizohen, izolohen sepse qeveria e kapur dhe e korruptuar në Tiranë ua pengon edhe atyre ëndrrën europiane. Faleminderit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco