Nuk keni për ta besuar, se si është maskuar prapë Gramoz Ruçi!

Nuk keni për ta besuar, se si është maskuar prapë Gramoz Ruçi!

10:45, 01/05/2019
A+ Aa A-

Nëse do të kishim një ‘makinë kohe’ dhe të ktheheshim shumë dekada mbrapa, diku andej nga vitet 80-të të shekullit të kaluar, do të kishim shansin të takonim komunistin e ri Gramoz Ruçi në Tepelenë.

 Do të shihnin se si ky individ i përkushtuar ndaj partisë në ato vite të errëta të diktaturës, do të çante me shpejtësi karrierën. Inspektor partie; Sekretar i Dytë, e më pas Sekretar i Parë  Komitetit të Partisë; Organizator i Vullnetarëve të Enverit.

Pastaj kandidat i Komitetit Qendror të Partisë së Punës deri në fillim të viteve 90-të kur lindën filizat e para të pluralizmit dhe Demokracisë, e kur do ta shihnim direkt ministër të Punëve të Brendshme. Është kjo periudha kur Ruçi shënjoi veten si ministri i cili urdhëroi veprime të pamëshirshme, ndaj atyre që guxonin të kapërcenin kufijtë, për të arritur te 2 Prilli i vitit 199i kur nën urdhrat e tij u gjakos për herë të parë, lindja e demokracisë.

Të gjitha këto jo vetëm që nuk e penalizuan në dekadat në vazhdim, por e bënë Gramoz Ruçin një figurë qendrore të Partisë Socialiste, gjithmonë protagonist në opozitë e në qeverisjen e kësaj force politike.

Sot  ai është një nga njerëzit më të kamur dhe influentë të Rilindjes dhe mban postin e Nr.2 të shtetit shqiptarë; kryetar i Kuvendit të një vendi që pretendon të hapë negociatat me Bashkimin Europian. Homologëve dhe shokëve të Ruçit nëpër vendet ish-komuniste, ju është harruar emri dhe janë hedhur në analet e historisë së keqe të vendeve të tyre dekada më parë. Por jetojmë në Shqipërinë e Edi Ramës dhe çuditë, mutacionet politike janë një normalitet.

Ky Gramoz Ruçi, që nuk na e kursen sa herë që i jepet rasti as leksionet për demokracinë dhe rrugën drejt BE-së, sot në ditën ndërkombëtare të punëtorëve shfaqet që në pikët mëngjesit dhe nga një eksponent i oligo-politikës më të korruptuar në Europë, maskohet si punëtor i thjeshtë, sindikalist (Në Shqipëri nuk ekzistojnë sindikatat), student (Ruçi ka mbaruar si shkollë të lartë, Institutin e Partisë së Nexhmije Hoxhës), mësues, infermier, etj.

E dinim që ishte mjeshtër për tu maskuar si grua e përvuajtur me fustan të gjatë e shami në kokë, siç bëri kur u arratis në Greqi, por edhe si punëtor, student, infermiere?!

Lexoni se çfarë shkruan ai mes të tjerave me rastin e 1 Majit; Nuk është komedi, por një tragjedi që luhet në mënyrën më të pacipë përball qindra mijë shqiptarëve që jetën e Ruçit e shohin në ëndërr. 

‘Dikush nga ata që prodhojnë vetëm fjalë mund ta quajë një veprim të vjetëruar nderimin për 1 Majin. Për mua respekti për ata që prodhojnë të mira materiale e publike, është modern, bashkëkohor dhe njerëzor. Sot edhe unë ndjehem një punëtor, sindikalist, student, mësues, infermier, polic. Të rrëmbyer pas pasioneve politike, shpesh harrojmë që dhjetëra mijëra vajza e djem të Shqipërisë kërkojnë të hyjnë në tregun e punës që të bëhen zotër të vetes dhe jetës së tyre. 1 Maji na thërret të kujtohemi për ta. Ne bëjmë retorika, ndërkohë që mbi një milion shqiptarë që punojnë, në sektorin publik apo privat, kërkojnë kushte të denja pune dhe pagë më të lartë. Të ndalojmë fjalët boshe dhe tu kushtohemi atyre’.

Gramoz Ruçi ky! Ky që  edhe nëse lë ndonjë pikë referimi për takim te Liqeni i Tiranës, të gjithë të thonë; takohemi te pallati i Ruçit!

Pastaj vazhdon, jo sikur të jetë krahu i djathtë i Edi Ramës, në të gjitha punët e zeza që i lërohen këtij vendi dhe në krye të piramidës së pushtetit, por si një opozitar i paepur;

‘1 Maji na kujton se Shqipëria ka nevojë për politika më të mira, në radhë të parë për botën e punës. Prandaj, të ulim nga tribunat e foltoret politikanët dhe të ngjisim në to njerëzit e punës. Të punojmë që rritja e ekonomisë së Shqipërisë të prodhojë punë dhe mirëqënie cilësore për të gjithë…Që puna të jetë e mbrojtur, e garantuar, cilësore dhe e denjë. Që fshatarët shqiptarë të kenë një treg të garantuar dhe prodhimet e tyre të bëhen burim për mirëqenien dhe të ardhmen e fëmijëve të Shqipërisë….Për këto dhe për shumë e shumë arsye të tjera, nderoj sot punëtorët shqiptarë dhe u bëj thirrje politikanëve të Shqipërisë.

E besoni dot, Gramoz Ruçi ky!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi 01/05/2019 16:20

Disa pyetje per Berishen: Si eshte e mundur z.Berisha qe ky kriminel dhe shume kriminele te tjere nuk i gjeti asgje? Cfare beret ju ne qeverrisjet tuaja per te cuar drejtesin ne vendin e duhur? A jeni ju garantuesi i ndryshimit te sistemit dhe pa i ndodhur asgje diktatoreve dhe te pjelleve te tyre ? A ndjeheni ndo pak fajtore ? A jeni i paster para zotit per cfare keni bere Berisha? Qe shqiperija sot eshte ne keto kushte, fajin e ka vetem Rama, apo dhe juve, apo totalisht ju?

Shqiptari01/05/2019 12:12

Po pyesni more gazetare, ku punon djali Gramoz Rucit? Ose me sakte, ku e ka te shkruar emrin, se nuk shkon asnje dite ne pune. Djali Gramozit, Ledio, e ka te shkruar emrin si specialist ne Albcontrol, ku paguhet 1000 Euro ne muaj. Por qe askush nuk e njeh sepse nuk e ka pare asnje dite ne pune. Po djemte dhe vajzat e shqiptareve qe nuk e kane fatin e djalit te shokut Gramoz?

Sehiri01/05/2019 12:09

I bije te jete zonja e hekurt e PS, vecse ky edhe të vret per të mirat dhe interesin e partise. Nje kerm e gjalle, kriminel I lindur!

t01/05/2019 11:32

Komunistet me teser kishin pushtetin para 92,komunistet pa teser moren pushtetin mbas 92.sot e kane klyshet e atyre me teser e pa teser.pse mos te vazhdoje te sundoje ruçi,nga kush ti vije ndeshkimi?

Shto koment

Denonco