LIVE/ Mijëra të rinj i bashkohen PD-së, Basha: Me Ramën nuk ka integrim, po na kthen vite pas

LIVE/ Mijëra të rinj i bashkohen PD-së, Basha: Me Ramën nuk ka integrim, po na kthen vite pas

18:25, 30/04/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon një takim me të rinjtë të zonave të Farkës, Petrelës, Bërzhitës dhe Krabës në kryeqytet, të cilët javën e fundit i janë bashkuar forcës më të madhe opozitare në vend.

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se, Shqipëria ndodhet në udhëkryq pasi vendi jo vetëm që nuk po shkon drejt BE-së, por po kthehet vite pas.

“Dua tju falënderoj për këtë javë aksioni politik të paprecedentë, me shpirt dhe me zemër. Këtu nuk ka punë përgjysmë, ose bëhet ose nuk bëhet fare. Unë e di që ju jeni njerëz qytetarë dhe familjarë. Këto janë 6 vite të vështira për Shqipërinë, për rininë, për fëmijët, për arsimin, për shëndetësinë. Ja ku jemi sot, një ditë e veçantë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj evropiane. Se sa e drejtë dhe vendimtare është rruga që kemi ndjekur. Për një qeveri të vërtetë që e lidh fatin e vetë me njerëzit, për një drejtësi me një standard dhe jo me dy. Ashtu siç kishim paralajmëruar nuk ka as zhvillim, as mirëqenie dhe as integrim. Nuk mund të ketë hapje negociatash për një vend ku zgjedhjet janë vjedhur dhe kriminelët nuk dënohen. Këto nuk janë standarde evropiane, por afrikane. Me më të korruptuarin, Edi Ramën, jo vetëm që nuk bën asnjë hap përpara drejt BE por po na kthen 10 vite pas", është shprehur Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco