Nuk gënjehet Merkel nga atletet e Ramës/ Thirrja e Alizotit: Dilni protestoni, po na shuhet ëndrra

Nuk gënjehet Merkel nga atletet e Ramës/ Thirrja e Alizotit: Dilni protestoni, po na shuhet ëndrra

16:33, 30/04/2019
A+ Aa A-

Gjatë Samitit të djeshëm të Berlinit, kryeministri Edi Rama mori “shuplaka” edhe për atë që u quajt politika neo-nacionaliste, sa i përket edhe çështjes së ndryshimit të kufijve Shqipëri-Kosovë.

Por sipas Tomor Alizotit, i ftuar në Syri.net, përballë gazetarit Bledian Koka, një politikane e kalibrit të lartë si Angela Merkel, nuk mund të gënjehet me atletet e kryeministrit tonë.

Ai bëri thirrje që vetë shqiptarët duhet të dalin nëpër sheshe pasi fakti që udhëhiqemi nga karagjozë është një fatkeqësi për vendin.

 “Unë mendoj që Merkel është një politikane aq e zonja sa ka nxjerrë dhe politikanë të tjerë të fuqishëm. Edhe Kohlin, babain e Gjermanisë. Dhe ju mendoni se ha ato të Ramës? Kjo është fatkeqësia jonë të udhëhiqemi nga karagjozë. Duhet të mbushim sheshe. Po na ikën ëndrra. Po shohim xhepistët e lagjes në parlament. Prandaj e respektuan Haradinajn më shumë. Origjinaliteti, jam nga fshati, ky jam”, deklaroi Alizoti.

Intervista për Syri.net:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco