Tahiri shpërthen ndaj Dudushit dhe Pezës, ua ka mbyllur gojën Rama o …

Tahiri shpërthen ndaj Dudushit dhe Pezës, ua ka mbyllur gojën Rama o …

08:18, 30/04/2019
A+ Aa A-

Alban Dudushi dhe Alfred Peza, të ftuar në emisionin “Open”, debatuan ashpër me ish-ministren e Jashtme të Kosovës, Edita Tahiri.

Kjo e fundit tha se ideja për ndarjen e Kosovës lindi në Tetor të vitit 2016, kur Rama vizitoi Beogradin dhe mori përsipër që planin e Vuçiçit ta përçonte në Kosovë, ndërsa shtoi se është e lumtur që në Samitin e sotëm të Berlinit, mori fund kjo ide “ogurzezë”.

 I menjëhershëm ishte reagimi i Pezës dhe Dudushit, të cilët kundërshtuan Tahirin, duke u munduar të marrin në mbrojtje Ramën, por ish kryeministrja e Kosovës nuk u kursye as ndaj tyre, duke i quajtur “mbrojtës të verbër të Edi Ramës”.

“Ore si ka mundësi që e mbroni Ramën kaq vërvbërisht? Unë e di që ai ua mbyll gojën në mënyra të ndryshme, por më mirë heshtni dhe mos mbroni atë dhe idenë që ai mori përsipër ta çojë në politikën e Kosovës. Unë e di që e keni mendjen te shpërblimi që do merrni, por bëni mirë të më dëgjoni edhe mua. Juve u ka mbyllur Rama gojën, kurse mua jo, ndaj unë jam e lirshme të them të vërtetën, ndërsa ju përpiqeni të mbroni kryeministrin tuaj. Unë flas me burime të dorës së parë, pasi kam qenë 7 vite kryenegociatore, ndërsa ju mbroni Ramën me deklarata gazetash”, tha Tahiri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bobi, bythlepiresi i Ripjelljes!02/05/2019 14:23

Peza gazetaruc-hajdut, mbrojtes I Ripjelljes dhe EDrogaxhiut.

Miri30/04/2019 13:31

Po si do e mbyllte ai ligjerisht problemin e lekeve te pajustifikuar ose te padeklaruara duke u bere aksioner i Credins Bank. Menyra e vetme dhe pa shpenzime monetare eshte by.lepirja e pushtetit.Znj. Tahiri ka plotesisht te drejte.

Fredi30/04/2019 13:06

Shume Respect per Zonjen!Te lumte .Ju jeni Burrnesh.Peza e Dudumi jane Vermiet e Rames.Per 2 leke te qelbura shesin dhe femijet grate nonen baben por Kosove e Shqiperi si kane per gje.Peza vodhi miliarda Shqiperise si do ti mbroje ato miliarda duke shku emision ne emision e mbron shkerdhatat e te droguarit

xhixhi30/04/2019 12:48

nuk ma merrte mendja te ishin kaq plehra

Alfons Malo30/04/2019 10:39

Ky peza na eshte bere si alien ne çdo televizion ,por mori edhe dudumin me vete. Ka raste qe ,me qe jane te rregjistruar emisionet del ne te njejten ore peza tek topi,peza te klani peza tek new24 peza kudo Nuk paska njeri tjeter ps po vetem ky sahan lepires ne cdo televizion apo nuk ja vare njeri me edi rames ..Nuk kane faj se peza vodhi miliona dhe doli "i paster" me "prokuror" te pergjithshem markun

Shto koment

Denonco