Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Die Welt: Merkel kundër ndryshimit të kufijve/ Samiti i Berlinit dështim për dyshen Rama-Thaçi

Die Welt: Merkel kundër ndryshimit të kufijve/ Samiti i Berlinit dështim për dyshen Rama-Thaçi

23:15, 29/04/2019
A+ Aa A-

Pas emrit “Maqedonia e Veriut” fshihet kancelarja gjermane Angela Merkel. Kështu shkruan gazeta “Die Welt!, që shton se, kancelarja është e shqetësuar për një ndryshim të mundshëm të kufijve në Ballkan.

Me rastin e samitit të sotëm në Berlin, nën organizimin e Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron dhe me pjesëmarrjen e liderëve të gjashtë vendeve të Evropës Juglindore, gazeta gjermane analizon politikën e Berlinit për Ballkanin Perëndimor.

Sipas gazetës, Merkel do të donte të shpërblente Maqedonisë Veriore për arritjen e marrëveshjes së emrit me Greqinë duke kërkuar hapjen e negociatave që në muajin qershor.

Merkel premtoi se do të ushtrojë ndikim mbi Macron për hapjen e shpejtë të negociatave me Maqedoninë e Veriut, e cila pret përfundimin e zgjedhjeve presidenciale.

Shqetësim për një ndryshim të mundshëm të kufijve

Megjithatë, një tjetër dhimbje koke është shfaqur për Merkel: Ajo është e shqetësuar në lidhje me një ndryshim të mundshëm të kufijve në Ballkan, duke patur parasysh shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Berlini zyrtar është kundër një shkëmbimi të tillë, pasi Merkel e konsideron se do të përbënte një precedent për ndërrime të tjera kufitare në rajon.

Por ndryshe mendon Macron, shkruan “Die Welt”, i cili është pajtuar me idenë e shkëmbimit të territoreve, në mënyrë për të zgjidhur çështjen Kosovë-Serbi.

"Advokon" Beogradin nga Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shfrytëzon situatën dhe, në një intervistë me agjencinë gjermane të lajmeve, i bën thirrje Beogradit që më në fund të njohë "pakushte" pavarësinë e Kosovës. Përndryshe, argumenton ai, Samiti i Berlinit "nuk do të ketë asnjë përfitim dhe nuk do të përmbushë qëllimin e saj."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco