1 dhe 16 Maj 2010/ Lexojeni që të kuptoni kë kemi kryeministër

1 dhe 16 Maj 2010/ Lexojeni që të kuptoni kë kemi kryeministër

22:49, 29/04/2019
A+ Aa A-

Edi Rama akuzon sot Opozitën se kërkon të destabilizojë vendin me djegien e mandateve. Madje thotë që opozita punon kundër rrugës evropiane të Shqipërisë. Por çfarë thoshte Edi Rama në vitin 2010 për radikalizimin e protestave, për hapjen e kutive të votimit dhe për Kushtetutën.  

EDI RAMA 1 Maj 2010: 

Dëgjojmë njerëz që thonë se gjërat vërtet mund të jenë keq po as rruga e protestës nuk është zgjidhje. Shkoni në parlament, përsërisin disa, se aty është vendi zhvillohet demokracia. Madje ka prej tyre që arrin të thonë se protesta jonë dëmton demokracinë dhe integrimin. Këta janë përgjithësisht një pakicë që vetë jeton sidoqoftë më mirë se shqiptarët që sot s’kanë asnjë rrugë tjetër përveçse të protestojnë. Janë ata që nuk kanë as dhimbjen e as ngutin tonë për Shqipërinë e shumicës që nuk shtyn dot muajin mes papunësisë, varfërisë e çmimeve të pafrenueshme të jetës së përditshme. Prandaj edhe kur flasim u dukemi sikur bëjmë politikën e arsyeve personale, jo betejën e vlerave qytetare. U them shumë thjesht: Ne e duam Shqipërinë si gjithë Europa dhe e duam sot, këtu, në vendin tonë ku nuk do të lejojmë të instalohet një mbretëri e pashpallur dhe as do ngurrojmë të përballemi me fuqinë e rezistencës paqësore ndaj një pushteti që zgjedhjet i do lojë të paravendosur, parlamentin teatër të parashkruar, qeverinë pykë të palargueshme në rrugën mes nesh e të ardhmes europiane të vendit tonë. Kurse atyre që dashamirësisht thonë duam ta kemi të qartë kur, ku dhe si përfundon rruga e protestës u them ejani bashkohuni me ne se s’dihet kur e as ku mbaron kjo betejë – ndryshe s’do qe betejë po fushë për t’u mbjellë me lule – po është e sigurtë se sa më shumë dhe sa më të vendosur të jemi aq më shpejt fitorja e saj do të vijë për të gjithë. 

EDI RAMA 16 Maj 2010: 

Kryeministei del dhe thotë sikur të ishte duke i dhënë popullit një lajm të mirë, nuk ka draft, nuk ka marrëveshje, nuk ka zgjidhje, nuk ka gjë në tavolinën time. Po atëherë çfarë bën zotrote në atë tavolinë në rast se nuk ke zgjidhje për këtë krizë që po e rrënon ekonominë , për këtë krizë që po rrënon demokracinë, shtetin e së drejtës, ekonominë? Çfarë bën zotrote në atë tavolinë kur nuk je në gjendje të bësh detyrën minimale? Dhe detyra jote minimale është ti japësh zgjidhje kësaj krize, prej të cilave kërcënohen zgjedhjet dhe zgjidhjet e ardhshme për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Çfarë bën zotrote në atë tavolinë, kur nuk je në gjendje të kuptosh dhe as të veprosh lidhur me këtë çështje të madhe me interes publik, që është transparenca. E në rast se në atë tavolinë nuk bën tjetër gjë zotrote veçse lexon kushtetutën, si ka mundësi që atë kushtetutë që e lexon përditë dhe na e këndon përditë ne të gjithëve, e ke shkelur më shumë se 30 herë i kapur në flagrancë nga gjykata kushtetuese e shumë e shumë herë të tjera. Për cilën kushtetutë flet zotrote, cilës kushtetutë i referohen kukullat e tua që dalin dhe bëjnë çdo ditë paradën e recitimeve nëpër ekranet e televizioneve duke u kujtuar shqiptarëve një kohë të shkuar, kohën kur fliste parti dhe dëgjonte populli, nënshtrohej populli dhe kënaqej partia. Ka mbaruar ajo kohë Sali Berisha, ka ikur, ka perënduar. Ku ka në europë, ku ka në botën e lirë demokratike, kryeministër që ti dalë popullit vetë përpara si triumfator dhe ti thotë, nuk ka zgjidhje, nuk kam zgjidhje, s’më kanë dhënë zgjidhje, nuk di për çfarë zgjidhje flasin. E kuptoni se ku është katandisur qeveria e këtij vendi? E kuptoni sesa të forta janë fijet e interesave personale të këtij oborri ku është mbyllur një pushtet i tërë duke i lenë shqiptarët jashtë rrugëve të zhvillimit dhe të mirëqenies. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ervin02/05/2019 09:42

@Balo Bna e ke qa plako, I ke bere nje permbledhje koncize por te shkelqyer historise se ketij poppulli qe e ka shitur shpirtin dhe bythen ne 600 vjet. Ne jemi ne kete gjendje se jemi popull pa karakter dhe jo thjesht te detyruar por me shpirtin ne orgazem i kemi thirrur derrit daje.

Kola30/04/2019 02:17

Po kur ju lexua Aniles se partis hashashit si erdhi mire po skuqej si m...t fhane dhe thoshte se ate here ka qen viti 2010 !!!mirpo Anila e parise çdo krahasim e ben me 97ten, edhe syte i levizin si ata sahatet kinez nga mbidoza.

Balo Bna 30/04/2019 00:18

Po mire ore,kur ky bytheqiri i Kristaqit nuk ka mundur ne gjashte vjet pushtet nuk paska ndryshuar asgje nga paraardhesi atehere pse duhet mbajtur ne pushtet apo e ka pidhin e te emes ky me te mire se idioti para tij!?? He more popull ndyresire! Ju qiu turku dhe e quani veten myslimane( ata qe nuk lane atehere,mamane tu qihej me turkun jane sot greke).. Ju qiu mamane Enveri dhe e quani veten te majte( atyre qe nuk arriti dot ti perdhose sot jane pro Europes) He more milet mi..... Pse duhet votuar ky psikopat mor u qifte derri motrat qe na bete te marrim rruget e Botes qe aty te rroni ju nen kurvat e komunizmit...

Redi29/04/2019 23:01

Po ky krye- mut mohoj djalin e tij jo me c'ka then sot ta mohoj neser.

Shto koment

Denonco