Vasili shpërthen ndaj Veliajt: Gënjeshtari më i mirë që po e mbyt Tiranën me kulla

Vasili shpërthen ndaj Veliajt: Gënjeshtari më i mirë që po e mbyt Tiranën me kulla

22:40, 29/04/2019
A+ Aa A-

Gjatë intervistës së tij në studion e “A Show” në News 24, Petrit Vasili komentoi ndër të tjera edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që kërkon tashmë mandatin e dytë.

Nënkryetari i LSI-së u shpreh se Veliaj mund të konsiderohet si “gënjeshtari më i mirë” që po e mbyt Tiranën nga kullat.

“Ne s’kemi zgjedhje në horizont, se qeveria ka dalë nga një mazhorancë e paligjshme, pra një kryeministër që i vodhi do t’i administrojë sërish zgjedhjet. Të vëmë kusarin të qeverisë sërish, kjo s’mund të ndodhë. Nga ana tjetër Veliaj nuk më thotë asgjë si emër i përveçëm, nuk më thotë asgjë. S’më ngjall asnjë lloj respekti i flet karrigia, ka zhbërë një pjesë të Tiranës sime. Ka dhënë leje për 170 kulla. Di që gjithçka që i takon zemrës së Tiranës ka mbaruar. Ka nisur një kullë edhe mbrapa Kishës Katolike. Ideja që gënjeji tu marrim votat e pastaj t’ju bëjmë gropën s’mund të funksionojë më. Ne s’mund të jemi më viktima të gënjeshtarit më të mirë”, u shpreh Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco