Vasili godet Ramën: Sakrificë e madhe për LSI të bënte aleancë me një personazh të inkriminuar

Vasili godet Ramën: Sakrificë e madhe për LSI të bënte aleancë me një personazh të inkriminuar

22:12, 29/04/2019
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, gjatë një interviste për emisionin “A Show” në News 24, ka treguar disa deteja të pathëna më parë sa i përket karrierës së tij politike.
Vasili tregoi ndër të tjera në program se ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ka ngulur këmbë të bashkohet me LSI në 2013.

“Ne ishim të prerë dhe të qartë për jo. Ai e ka bërë deklaratën publike, e quajti aleancën strategjike. Ishte sakrificë e madhe e LSI të bënte aleancë me të, me një personazh të kriminalizuar”,- shton Vasili.

Sipas nënkryetarit të LSI, pas prishjes së aleancës, kishte akumuluar rezerva shumë të forta ndaj qeverisë Rama.

“Kjo për pamundësinë e përmbushjesh së premtimeve të qeverisë Rama, duke qenë se me shëndetësinë është bërë një poshtërsi kam zgjedhur të debatoj fort me ta kur dolëm në opozitë”,- shton ai ndër të tjera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco