Protestuan kundër Bashkisë Tiranë, shoqërohen banorët e Sharrës

Protestuan kundër Bashkisë Tiranë, shoqërohen banorët e Sharrës

22:05, 29/04/2019
A+ Aa A-

Banorë të Sharrës janë shoqëruar në orët e fundit në Polici pasi kanë kundërshtuar devijimin nga Bashkia të punimeve për Landfillin e Sharrës; devijim që u prek sipërfaqe të mëdha toke në pronësi të tyre.   

Ata janë shprehur se Bashkia po u grabit tokat, ndërkohë që është rritur sipërfaqa më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht.

Sipas banorëve hedhja e dherave jashtë rethimit të vendit ku do të ndërtohet inceneratori ka dëmtuar kullotat me të cilat ata ushqejnë bagëtitë.

Ata thanë po ashtu se detyrohen të mbajnë ujë në krah për rreth 20 minuta, pasi në banesat e tyre nuk ka ujë.

Ndërkohë banorët thanë se nuk kanë ndërmend të marrin dëmshpërblimin e dhënë për 6 dynym tokë, që u është marrë për ndërtimin e iniceratorin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera29/04/2019 23:30

Per cfare ja ven vulen per ti dhane rrogen Velias?: 1.qe ti marri pronen pronarit?! 2.qe te mos u japi uje njerezve as brenda nje pesevjecari?! / 3.ha ha haaa, madje, te shoqerohen edhe ne polici ,protestusit?! 4.po Ministri i Rendit dhe zbatusi i tij, cfare Rendi ruajne ,kur njerezve , me xhvatje te theksuara jetese u xhvat edhe lirine, qe ua ka dhane Zoti qekurse i ka nxjerre ne drite, me jetu?!

Shto koment

Denonco