‘Financial Times’: Anëtarësimi në BE, Samiti i Berlinit një ‘dush i ftohtë’ për Ballkanin Perëndimor

‘Financial Times’: Anëtarësimi në BE, Samiti i Berlinit një ‘dush i ftohtë’ për Ballkanin Perëndimor

22:01, 29/04/2019
A+ Aa A-

Gazeta e njohur, ‘Financial Times’ flet për një ‘dush të ftohtë’ ndaj shpresave të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim të shpejtë në BE.

“Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron kanë sugjeruar se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë anëtarësimin në BE kanë pak perspektivë për një anëtarësim të shpejtë në bllok. Ata u kanë bërë me dije këtyre vendeve se në radhë të parë duhet të vendosin rregull në shtëpitë e tyre,”shkruan gazeta prestigjoze.

Në shkrim më tej thuhet se, Samiti i mbajt pas shqetësimeve për zhvillimet në rajon.

Merkel është shprehur se, shpresonte që takimi i Berlinit do të kontribuonte në zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës. Kancelarja gjermane ka qenë një kundërshtar i zjarrtë i çdo zgjidhjeje për mosmarrëveshjen e gjatë mes dy vendeve që do të përfshinte edhe një shkëmbim territori, një ide e cila po qarkullonte në rajon, shkruan gazeta.

“Ka një ndjesi si ajo e Brexit në sensin që liderët në rajon nuk e kuptojnë se sa i rëndësishëm është Bashkimi Europian për ta, kur aktualisht është partneri më i rëndësishëm”, shprehet analisti Adi Cerimagic.

https://www.ft.com/content/0c8e1402-6a9f-11e9-80c7-60ee53e6681d

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco