Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Samiti i Berlinit/ Politikania e njohur kosovare: Sot Thaçi dhe Rama e kuptuan që janë humbësit

Samiti i Berlinit/ Politikania e njohur kosovare: Sot Thaçi dhe Rama e kuptuan që janë humbësit

21:23, 29/04/2019
A+ Aa A-

Ish-kryenegociatorja në bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet e sotme në Samitin e Berlinit duke u shprehur se, ky samit i dha fund idesë së ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për Ora News, Tahiri tha se Rama dhe Thaçi janë humbësit që kanë gabuar historikisht.

“Samiti i sotëm ka një rëndësi historike sepse merr procesin e dialogut, i cili ishte duke shkuar keq, ishte duke shkuar në drejtim të ndryshimit të kufijve.

Ky samit i cili shpreh qëndrimin gjerman kundër ndryshimit të kufijve, pra e ndal këtë proces që do të ishte i dëmshëm dhe e ve në drejtimin e duhur që dy shtetet, Kosova dhe Serbia të ndjekin modelin gjermano- francez, i cili është një shembull inspirues, sesi dy shtete që kanë qenë në luftë zgjidhin ato mosmarrëveshjet mes tyre.

Ky samit i jep fund gabimeve historike të Thaçit dhe Ramës dhe na nxjerr fitues neve që ishim kundër ndryshimit të kufijve, veçmas mua më ve në pozitat fituese.

Unë si kryenegociatore për 7 vjet e kam ndaluar çdo tendencë të Serbisë që të flitet për territore. Un kam krijuar një proces të fqinjësisë së mirë dhe integrimit të veriut në Kosovë.

Sot Thaçi dhe Rama e kuptuan që janë humbësit dhe janë liderë që kanë gabuar historikisht”, u shpreh Tahiri.

Sipas saj, për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë duhet ndjekur shembulli franko-gjerman. 

Ajo shtoi se, ideja e ndryshimit të kufijve e ka nervozuar kancelaren gjermane.

“Kancelarja Merkel është e nervozuar. Unë jam në kontakt me autoritetet gjermane. Është e nervozuar me faktin që ka liderë shkurtpamës që provojnë prekjen e kufijve, provojnë të kthejnë kohës pas, të rikthejnë armiqësitë e vjetra dhe luftërat e reja”, deklaroi Edita Tahiri. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alfons Malo29/04/2019 22:15

E nderuar Edita! Largpamesia juaj eshte reale dhe e vertet Te degjova me vemendje ne emionin e Eni Vasilt por mos u mundo kot qe t'i mbushesh mendjen Pezes i cili nuk le ekran televizion kombetar pa dale.Na del ne nje nate edhe ne dy ekrane .Na eshte bere si alien ddhe nuk po na len te degjonme nje opinion te vertet . Ky "i di" te gjitha qe ne fakt nuk di asgje

Shto koment

Denonco