Analiza e ish kryeministrit/ Konkluzionet e Samitit: Jo Ramës, Jo Serbisë së Madhe

Analiza e ish kryeministrit/ Konkluzionet e Samitit: Jo Ramës, Jo Serbisë së Madhe

20:57, 29/04/2019
A+ Aa A-

Pas përfundimit të Samitit një-ditor të Berlinit, mes krerëve të BE, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron me liderët e Ballkanit Perëndimor, vjen edhe reagimi i ish kryeministrit Sali Berisha.

Duke bërë skanerin e samitit, Berisha nxjerr edhe konkluzionet duke shtuar se nuk pati asnjë fjalë dhe asnjë premtim për hapje negociatash me Shqipërinë.

“Si përfundim miq, me Ramën ecet drejt të shkuarës, nuk ka integrim!”, shkruan ish-kryeministri

Postimi i ish kryeministrit:

Samiti nje ditor i Berlinit perfundoi!

Konkluzionet:

- Jo ndryshimit te kufijve!
- Jo perpjekjeve per krijimin e Serbise se Madhe!
- Jo marreveshje te fshehta si deri tani midis Vuçiçit dhe argateve te tij me Kosoven!
- Po perspektives europiane te vendeve te rajonit mbi bazen e plotesimit te kushteve.
- Jo hapjes se negociatave me Shqiperine
- Qeveria gjermane nuk do te shqyrtoj deri ne vjeshte as raportin e Komisionit Europian
- Franca nuk pranon fare te flitet per kete çeshtje.
- Asnje fjale dhe asnje premtim per hapjen e negociatave perveç trillimit me porosi te Rames e te sugarit te tij, te cilin e pergenjeshtroi pa u thare boja radio shteterore gjermane Dojçe Welle!

Si perfundim miq, me Ramen ecet drejt te shkuares nuk ka integrim!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco