Skandali/ Nipi i Shpëtim Gjikës denoncon Patozin: 'Më ka falsifikuar firmën, jam anëtar i PS-së që nga viti 2005'

Skandali/ Nipi i Shpëtim Gjikës denoncon Patozin: 'Më ka falsifikuar firmën, jam anëtar i PS-së që nga viti 2005'

19:46, 29/04/2019
A+ Aa A-

Partia e Astrit Patozit ‘Bindja Demokratike” mund të ketë vetëm pak ditë që ka ardhur në jetë, por faktet që po dalin dita-ditës mbi ngjizjen e saj po krijojnë gjithmonë e më shumë bindjen se kemi të bëjmë jo me një lindje natyrale siç u reklamua, por me një fabrikim të krijuar për qëllime që sa po vijnë dhe po bëhen gjithmonë e më shumë të qarta.

Pas qytetarëve të Kavajës të cilët mohuan të kishin firmosur për themelimin e Bindjes së Patozit; pas firmës së gruas së vëllait të ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, së fundmi është nipi i Shpëtim Gjikës ish-kryetarit të Bashkisë Vlorë, i cili mohon se ka firmosur për themelimin e Partisë së Patozit.

Në një postim në facebook, Niko Gjokoli, shkruan se nuk ka se si ai të jetë edhe anëtar i Partisë Socialiste dhe i Bindjes Demokrate.

‘Sot ne mengjes u gdhiva dhe firmetar i partise Bindja Demokratike. Pra Bindja Demokratike, është e bindur qe une do e firmosja formularin e saj dhe nuk e pa te arsyeshme as te me pyeste, e as te ma paraqiste perpara per firme. Te bindur qe une nuk do ta merrja vesh, hodhen dhe firmen per mua, pervecse me perdoren te dhenat personale.

Unë nuk kam asgjë kunder Bindjes, por duke qene se jam anetar i Partisë Socialiste dhe aktivist i saj, qe ne vitin 2005, nuk mund te firmos nje formular per nje parti te djathte, nuk me duket korrekte politikisht. Ky veprim jo vetëm është i pamoralshëm, por me aq njohuri juridike sa kam, përbën dhe veper penale. Nese Bindja Demokratike, ose kushdo qe ne emër te saj ka falsifikuar firmen time, do qe te bindi shqiptaret per nje alternative tjetër politike, ka zgjedhur rrugen e gabuar.

P.s. gabimi shtohet kur shikon qe nr im ID eshte botuar i pafshirë (ne foto i fshiva une nr ID, per mos te perseritur gabimin e tyre) nga gazeta panorama dhe mund te perdoret nga kushdo qe ketej e tutje.’, shkruan Gjokoli  

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco