Kryekëshilltari i Merkel ‘shuplakë’ të fortë Ramës: BE i vendos 'Veton', koha për ndryshime në Shqipëri

Kryekëshilltari i Merkel ‘shuplakë’ të fortë Ramës: BE i vendos 'Veton', koha për ndryshime në Shqipëri

19:42, 29/04/2019
A+ Aa A-

Martin Henze, kryekëshilltar i CDU-së për ekonominë, i jep një goditje të fortë kryeministrit Edi Rama dhe politikave të tij në Shqipëri, por edhe ndërhyrjeve të tij në bisedimet Kosovë-Serbi.

Sot, teksa zhvillohej Samiti i Berlinit, i cili vendosi për moshapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, Henze jep edhe arsyet pse Europa po i vendos veton kryeministrit shqiptar.

Ja çfarë shkruan Henze:

"Kritika të pasta të Gjermanisë dhe Francës ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama lidhur me politikat e tij nacionaliste që po dëmtojnë të ardhmen e Shqipërisë.

Në përpjekjet e saj për të ndalur nacionalizmin e ri dhe kufijtë e rinj, Merkel po mbështetet në Berlin nga ekspertë të politikës së jashtme dhe Franca përmes partive politike atje.

Autokrati Rama ka humbur

1. Rama është nxjerrë në periferi (jashtë loje)

2. Nuk ka ndryshim kufijsh

3. Në Kosovë vetëm zgjidhje bilaterale përmes rregullave të auto-emigrimit, si në Europën Veriore

4. Franca dhe shtetet e tjera të BE do të vendosin veton për hapjen e negociatave për shkak të politikave të Ramës

Koha për ndryshime në Shqipëri. Politika të gabuara në Shipëri, politika të gabuara në Kosovë. Dizastër".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gjoni29/04/2019 21:27

Ne perkthimin keni nje gabim te vogel ne dukje por qe ben diferencen: Politika e gabuar me Kosoven dhe Jo politike e gabuar në Kosove.

Shto koment

Denonco