Gruaja e vëllait të Fatmir Xhafaj ka firmosur për themelimin e partisë së Patozit

Gruaja e vëllait të Fatmir Xhafaj ka firmosur për themelimin e partisë së Patozit

17:16, 29/04/2019
A+ Aa A-

Gruaja e Agron (Geron) Xhafaj, është një nga firmëtaret e krijimit të Partisë së Patozit ‘Bindja Demokratike”.

Zbulimi është bërë nga gazeta ‘Panorama’, e cila shkruan se në dokumentin e depozituar në Gjykatë, një nga firmëtaret është Etleva Përparim Xhafaj, që rezulton të jetë bashkëshortja e Geron Xhafajt, vëllai të ish-ministtrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj,

Zonja Xhafaj sipas dokumentit është banuese në Vlorë.

Bashkëshorti i saj Agron (Geron) Xhafaj ndodhet prej një vit në një burg në Romës, aty ku po vuan dënimin për trafik të lëndëve narkotike.

Xhafaj u kap në përgjimet e ‘Babale 1’, ndërsa u zbulua teksa po ndihmonte shtetasin Albert Veliu për të kaluar një sasi lënde narkotike drejt Italisë.

Besoj askush nuk beson që bashkëshortja e Geron Xhafaj të jetë me bindje të djathta apo të besoj te Bindja Demokratike e Patozit sa për ta kthyer atë në opozitën e Edi Ramën. Vetëm pak ditë më parë u denoncua një tjetër rast ku gjoja katër firmëtarë kishin firmosur për themelimin e Bindjes Demokratike që gjë rezultoi të ishte e pavërtetë.

Image

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cak-cak30/04/2019 20:03

Nja njëzet firma Patozi i ka siguruar nga miku i tij i vjetër e kolegu Mero Baze. Dje lexova se i biri i Shpëtim Gjikës, ish kryetarit socialist të bashkisë së Vlorës, kishte denoncuar publikisht Patozin që ka fallsifikuar firmën e tij, duke shtuar se unë jam antar i PS. Megjithë këto media që ka Shqipëria, i bie që të ketë nja 1000 gazetarë. Gjykatat ashtu si janë katandisur nga Rama, e kanë të vështirë që të verifikojnë "3700" firmat e siguruar nga Rama për Patozin, por nëse nja 100 gazetarë do të mereshin me këtë verifikim, nga 3700 mund të dilnin vetëm nja 200 qejfllij të Astritit.që kam bindjen se as edhe familjarët e tij nuk kanë firmosur për te.

Askushi 30/04/2019 15:20

Ato jane listat e gateshme te PS qe po i perdot ky koqja rroskoveci...

Askushi 30/04/2019 11:53

Po cfare prisni nga kjo fytyre pijaneci e kumarxhiu. Eshte vetem nje njeri i deshtuar dhe futur ne borxhe kumari dhe tani ka nje shans qe te shlyej borxhet dhe te marri nje ca para per te jetuar. Plere e ndyre, shifi fytyren e zeze qe ka.

Nardi29/04/2019 18:09

Pse sthua i paska garant nja 62 bashki te fituara ky ciniku i shquar

Arta29/04/2019 18:05

Po normal qe do jete firmetare! Per partine e burrit dhe te kunatit, bejme gjithcka!!! Rrofte Rilindja!

Ardi29/04/2019 17:52

Hahaha Bindja Socialisteee e Patozit

Shkodran29/04/2019 17:30

Po pse shkoni deri aty per ta kuptuat qe "Bindja Demokratike" e Astrit Rames dhe Edvin Patozit eshte parti e fallsifikuar qe ne themel. Shikoni shkrimin e listave qe eshte e njejte. Njerezit kur firmosin i vendosin vete te dhenat e tyre personale...

Llaqi 29/04/2019 17:25

Keta jane lista te PS Vlore . Shikoni emrat

Shto koment

Denonco