Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ç'po ndodh? Bllokohen 700 pasaporta e 400 karta idenditeti të shqiptarve në Greqi/ Denoncimi i gazetarit

Ç'po ndodh? Bllokohen 700 pasaporta e 400 karta idenditeti të shqiptarve në Greqi/ Denoncimi i gazetarit

16:33, 29/04/2019
A+ Aa A-

Pas vjedhjes së 100 pasaportave shqiptare në Athinë, skandal i ndodhur në 13 shkurt të këtij muaji, ambasada jon ë në kryeqytetin heen vijon të jetë një problem për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj.

Sipas asaj që denoncon gazetari Shpëtim Zinxhiria, aktulisht janë të bllokuara 700 pasaporta dhe karta identiteti shqiptare në Greqi, ndërkohë që askush nuk reagon.

Edhe pse emigrantët presin çdo ditë para sporteve të ambasadës në Athinë, kanë kaluar një muaj e gjysëm nga aplikimi, ndërsa normalisht marrja e saj bëhet vetëm për 15 dië.

Postimi i plotë i gazetarit Shpëtim Zinxhiria:

Çpo ndodh me bllokimin e 700 pasaporta dhe 400 karta idenditeti të shqiptarve në Greqi?

Shtet ku je... Kur do të bëhesh me kuptimin e plotë të fjalës si i tillë?
Askush nuk po mban përgjegjësi për bllokimin e 700 pasaportave dhe të 400 kartave të idenditetit. Emigrantët shqiptarë nga dita në ditë janë në pritje për ti marrë ato edhe pse kanë kaluar mbi një muaj e gjysëm. Asnjë fjalë, asnjë njoftim nga personeli i ambasadës se çpo ndodh me pasaportat e tyre, ku numri rritet nga dita në ditë.
Është hera e parë që po ndodh kjo vonesë, në një kohë kur më parë afati i marrjes ishte brenda 15 ditëve, ndërsa sot edhe pse shqiptarët paguajë 3-5 herë më shumë se atë të vendeve të tjera nuk i marrin ato në afatin e duhur.
Gjendja aktuale e vonesave është krijuar menjëherë pas vjedhjes se 100 pasaportave në Athinë më 13 shkurt te këtij viti, aq lëvizja e dipllomatëve në kohët e fundit dhe lëvizjet pa precedentë nuk kanë përmisuar gjëndjen po përkundrazi e ka rënduar atë akoma më shumë.
Dihet se në të tilla rastet emigrantët janë një barrë e rëndë për ambasadën dhe shtetin e tyre, i cili nga ana e tij është mjaftuar vetëm me arkëtimin e parave nga ana e emigrantëve, duke mos ndjerë ende përgjegjësi dhe detyrimin që ka para komunitetit shqiptar në Greqi. Festa e Pashkëve erdhi po kjo festë nuk ishte për të gjithë shqiptarët në Greqi. 
Vonesa të tilla janë të pajustifikueshme dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi morale...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ardi29/04/2019 17:00

Shteti i Ardi Xhafes apo Geron Veliut

Shto koment

Denonco