VIDEO/ Nard Ndoka në studion e Syri.net, çfarë pritet nga takimi i nesërm me Presidentin Meta

VIDEO/ Nard Ndoka në studion e Syri.net, çfarë pritet nga takimi i nesërm me Presidentin Meta

14:04, 29/04/2019
A+ Aa A-

Kriza politike nxit parti të djathta të takohen nesër me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Por, a do të sjellë takimi i të martës në Presidencë, një zhvillm të ri per zgjidhjen e krizës? I ftuar në studion e Syri.net, Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka.

Alen Xhelili: Çfarë synon të zgjidhë kjo tryezë?

Nard Ndoka: Ne synojmë që është e domosdoshmë të hapet mundësia e dialogut midis palëve, që çdo parti politike apo opozita me pozitën të shprehin qëndrimet e tyre sesi e mendojnë ato zgjidhjen e krizës. Jemi në krizën më të thellë institucionale që vendi ka parë gjatë këtyre viteve të pluralizimit. Duhet ta kuptojnë një gjë të tillë. Besoj se është momenti i një lloj reflektimi edhe nga ana e zotit Rama. Duhet të bëhet i ndërgjegjshëm se pavarësisht se është shkaktari i kësaj krize përsëri ak një obligim kushtetues për t’i dhënë zgjidhje këtij ngërçi duke e formalizuar një bashkëpunim, që sipas gjykimit tonë i takon Presidentit të Republikës si garant i Kushtetutës, të organizojë mundësitë që partitë politike në mënyrë institucionale të shprehen edhe përballë qytetarëve. Në fund të fundit të shprehen edhe në mënyrë publike.

E kemi dëgjuar Kryeministrin që shprehet përmes përrallave dhe batutave, ka ardhur momenti që edhe ai ta marrë seriozisht problematikën që ka sot politika shqiptare apo pamundësinë që ai ka për të organizuar këto zgjedhje apo për të qënë garanti i tyre.

Po a do t'ju përfillë zoti Rama? 

Ndoka: Zoti Edi Rama për fatin e keq nuk përfill as veten e tij, por ne po i bëjmë thirrje t’i thërrasë logjikës, përgjegjësisë që ai ka. Ai e ka tentuar edhe njëherë aventurën si në zgjedhjet lokale të Kavajës. Por kjo do të ishte një vetëvrasje e tij politike.

Jo vetëm që nuk e ka fare seriozisht (hyrjen në zgjedhje pa opozitë), por është një kryeministër që takon popullin me polici dhe forca speciale, më shumë e pengojnë sesa dalin ta presin....pra, ai po teston edhe veten, sepse e kupton.

Për ne është e rëndësishme. Ne nuk kërkojmë ta dhunojmë as mazhorancën, as kryeministrin, kjo është pjesë e një përgjegjësie. Ne nuk duam të shpallim kapitullimin e Ramës. Ne kërkojmë të zbatohen disa rregulla. Zotin Rama mund ta besojnë sërish, ne nuk kërkojmë largimin e tij nga Shqipëria apo PS. Por ne i kërkojmë sovranit, që të shohë me të vërtetë ku janë balancat politike.

Zoti Rama ndodhet në Gjermani, aty ku do të takohet me zonjën Merkel, dërsa ju me Presidentin Metën. Ku e shikoni zgjidhjen e ngërçit politik, nga miqtë ndërkombëtarë apo në politikën vendase?

 Ndoka: Me ato informacione që kam unë, për faktin që jemi pjesë e familjes europiane kristiandemokrate dhe unë kam lidhje të ngushta me CDU-në gjermane, unë kam një informacion, që besoj se është konfidencial, por që besoj se do të jetë edhe publik se Merkeli do t’i kërkojë zotit Rama negociata me pjesën e opozitës, përgjegjëshmëri për situatën politike, dialog. Kjo do të jetë edhe kryefjala e takimit.

Do të jetë një vëmendje e veçantë për krizën, mund të ketë dhe një goditje, ndoshta të drejtpëdrejtë e jopublike edhe për pjesën e hapjes së negociatave; ka një tendencë për ta përjashtuar edhe Maqedoninë e Veriut tashmë nga pjesa e asaj axhende bashkë me Shqipërinë. Kjo do të jetë një goditje jo e vogël jo për vetë Ramën, por për vendin. Kjo është më e rëndësishme. Pra, zoti Rama përballet me shumë problematika dhe në aspektin ndërkombëtar.

Shpresoj që zoti Rama të mos jetë pengesa për integrimin e vendit tonë. Kuptohet që Gjermania sot ka një autoritet të padiskutueshëm.

Për fatin e keq, si Thaçi për Kosovën dhe Rama për Shqipërinë përpiqen të luajnë me 2-3 porta duke e dëmtuar shumë axhendën tonë europiane, duke marrë rol përtej fuqive të tyre. Thaçi në Kosovë dhe Rama në Shqipëri po bëhen problem shqetësues për të ardhmen tonë europiane.

Ne e kemi vendosur, zgjedhje më 30 qershor pa opozitën nuk do të ketë. Do të përdorim çdo mekanizëm demokratik, më të ashprin dhe më të vendosurin.

Aksionin opozitar sapo e kemi filluar. Kemi bërë disa protesta shumë qytetare, do të bëjmë të tjera. Ky kryeministër duhet ta kuptojë se aventura e tij rilindase nuk mund të realizohet. Nuk mund të pranojmë një kryeministër që thotë që sot se do të fitojë 61 bashkitë e vendit. Padrinoja.

A jeni gati t’i thoni burgut, “hapu”, se Rama e ka shtuar retorikën?

Ndoka: Nëse do të kishim  sistem drejtësie, duhet të ishte kryeministri i pari që duhet të ishte në burg, është kapur në vjedhje. Ka një numër kryetarësh bashkie që duhet të ishin në burg. Kryeministri duhet të fillojë nga vetja.

Nuk i ka kushtet as morale as institucionale një kryeministër që është kapur duke vjedhur dhe ka 6 vite që i bën presion qytetarit duke i kujtuar burgun. Ky dordolec nuk i tremb më shqiptarët."/ar.sh/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco