VIDEO/ Basha: Koalicioni opozitar vepron në bashkëpunim, largimi i Ramës kusht i padiskutueshëm!

VIDEO/ Basha: Koalicioni opozitar vepron në bashkëpunim, largimi i Ramës kusht i padiskutueshëm!

13:42, 29/04/2019
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur ditën e sotme se po vazhdon procesi i hapjes dhe demokratizimit të partisë.

Duke folur për gazetarët, Basha u shpreh se PD-ja do të zgjedhë kandidatët për deputetë me procesin ‘një anëtar një votë’.

Gjithashtu ai u pyet edhe në lidhje me propozimin e bërë nga partitë e ‘Qendrës së Djathtë’, që janë në koalicion me PD-në për një tryezë me presidentin.

Basha është shprehur se kusht i panegociueshëm për të hyrë në zgjedhje është largimi i Edi Ramës nga kryeministër.

Nga deklarata e kryetarit të PD, Lulzim Basha, për mediat, sot:

Z. Basha, aleatët tuaj kanë paraqitur sot një platformë me disa pika dhe një tryezë edhe me zotin Rama si kryetar i PS. Si e gjykoni?

Nuk ka asnjë mospërputhje midis qëndrimeve të PD-së dhe gjithë koalicionit tonë. PD ka përfunduar javën e kaluar një dokument të detajuar sa i përket detyrave të qeverisë tranzitore në raport me zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe do ta paraqesë atë në ditët në vijim në mënyrë publike.

E kemi diskutuar edhe me aleatët tanë. Një pjesë e mirë e pikave që aleatët kanë shpalosur sot janë edhe pikat e programit tonë, pra ka një përputhje totale ndaj të jeni të sigurt se koalicioni opozitar po vepron me bashkëpunim, mirëkuptim dhe sinergji të plotë për të ecur përpara. Çështjet e tjera janë detaje të parëndësishme sepse kryesorja është kjo: Zotimi i të gjithë koalicionit opozitar, që është sot mazhoranca e re, politike, numerike dhe morale në vend, është regjistrimi në zgjedhje dhe pjesëmarrja në zgjedhje vetëm kur të ketë me të vërtetë zgjedhje, jo një tjetër farsë kriminale. Kusht i padiskutueshëm për këtë mbetet largimi i Edi Ramës nga qeveria dhe një qeveri tranzitore, e cila do të plotësojë kushtet për të cilat do të keni më shumë informacion në ditët në vijim.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco