VIDEO/ Basha: Kandidatët e PD do zgjidhen nga procesi ‘1 anëtar, 1 votë’

VIDEO/ Basha: Kandidatët e PD do zgjidhen nga procesi ‘1 anëtar, 1 votë’

13:31, 29/04/2019
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur ditën e sotme se po vazhdon procesi i hapjes dhe demokratizimit të partisë.

Duke folur për gazetarët, Basha u shpreh se PD-ja do të zgjedhë kandidatët për deputetë me procesin ‘një anëtar një votë’.

‘Po avancojmë në rrugën tonë për demokratizimin e PD-së. Takimi i sotëm ishte me ekspertë të NDI-së dhe ekspertët nga Uashingtoni.

PD-ja do ti zgjedhë kandidatët për deputetë me procesin ‘një anëtar një votë’. Ky është një proces që nuk ka ndodhur më parë as në Shqipëri dhe as në Ballkan.

Ky model është modeli i transparencës dhe llogaridhënies. Ne do ta nisim nga vetja këtë proces’, u shpreh ndër të tjera Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco