VIDEO/ Thaçi me Haradinajn para samitit në Berlin: Nuk ka dialog me Serbinë pa SHBA-në

VIDEO/ Thaçi me Haradinajn para samitit në Berlin: Nuk ka dialog me Serbinë pa SHBA-në

12:12, 29/04/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj kanë dhënë një konferencë të shkurtër për gazetarët shqiptarë para takimit në Berlin me Angela Merkel dhe Emanuel Macron.

Pyetje: Është publikuar një draft nga ky samit, me konkluzionin që Kosova dhe Serbia janë pajtuar për një aritje të marrëveshjes përfundimtare. A ka diçka të vërtetë këtu dhe a ka një pajtueshmëri për vazhdimin e dialogut?

Hashim Thaçi: Me ne nuk ka foluar askush, ende.

Ramush Haradinaj; Nuk ka ndonjë draft, a material a dokument as të dakortësuar, as të informuar paraprakisht. Por, ajo që është më rëndësi dhe e kemi thënë çdo herë, Kosova i ka qëndrimet e veta, pozicionimet e veta dhe sot besoj se do të jemi në nivelin e përgjegjësive tona.

Z. president, për ju do të jetë e pranueshmë një marrëveshje ku të jetë përfshirë edhe korrigjimi i kufijve? Kryeministri na tha se e falenderon Gjermaninë që nuk e mbështet këtë ide.

Hashim Thaçi: Unë e theksoj, nuk ka dialog, nuk ka negociata, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova është vend i pavarur, sovran. Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, kombi, të gjithë me Kosovën.

A i keni koordinuar qëndrimet mes jush, zoti President?

Thaçi e Haradinaj largohen, duke falenderuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco