Mediu: Kërkojmë zgjidhje të krizës politike, jo marrëveshje dyshe 'Basha- Rama'

Mediu: Kërkojmë zgjidhje të krizës politike, jo marrëveshje dyshe 'Basha- Rama'

11:19, 29/04/2019
A+ Aa A-

Partitë e vogla aleate të Partisë Demokratike kanë vendosur të takohen nesër me Presidentin Ilir Meta, me qëllim që t’i kërkojnë mbështetje për të zgjidhur krizën politike. Ata do të kërkojnë nga meta të thërrasë një tryezë të politikës shqipatre, jo një marrëveshje Basha – Rama.

Krerët e partive aleate opozitare,  PR, PAA, LZHK, PBDNJ dolën bashkarisht në një konferencë shtypi. Fatmir Mediu, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, tha:

“Nesër ne do të takohemi me Presidentin dhe do t'i kërkojmë mbështetje për të zgjidhur këtë situatë të paprecedentë. Ne kërkojmë që Presidenti i Republikës të garantojë unitetin nëpërmjet një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

Elementë të tjerë kushtetues i japin Presidentit më shumë se garantimi i unitetit të popullit. Ne duhet të jemi të gjithë të preokupuar që ta zgjidhim këtë situatë dhe që forcat politike ta gjejnë kurajon për tu ulur në një tryezë për zgjidhjen. Ne do të bëjmë çdo gjë që është e mundur për të gjetur një zgjidhje që nuk e çon Shqipërinë në konflikt dhe e kthen në binarë kushtetues.

Presidenti ka pozicionin e tij kushtetues dhe mbi këtë të thërrasë tryezën. Jo marrëveshje Basha – Rama, po të politikës shqiptare, që t’i hapë rrugën zhvillimit të vendit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco