Aksioni i opozitës, Malaj: Përballje frontale, Rama lëviz me skafandra dhe polici të armatosur

Aksioni i opozitës, Malaj: Përballje frontale, Rama lëviz me skafandra dhe polici të armatosur

09:16, 29/04/2019
A+ Aa A-

Nën një Intervistë për median e shkruar, ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj shperhte se, “Opozita do të përdori të gjithë mekanizmat demokratik dhe mjetet demokratike për të çliruar vendin nga pushteti i kapur nga krimi”

Opozita është e vendosur që zgjedhje lokale më 30 qershor nuk do të ketë. ”Sot i gjithë aksioni opozitar është për t’i kthyer vendit identitetin dhe integritetin”.

Në një intervistë për ”Koha Jonë”, ish-deputetja e LSI-së Nora Malaj, thotë se aksioni i opozitës do të vijë, derisa të rrëzohet kjo qeveri. ”Për të garantuar një qeveri tranzitore, e cila do të sigurojë e garantojë zgjedhjet e lira dhe pa vjedhje e deformim voto, jo me fjalë por me vepra, si dhe për të siguruar proçesin zgjedhor”. Nga ana tjetër, Malaj pohon se realiteti politik tashmë ka kaluar në një përballje frontale dhe se për të arritur qëllimet për zgjedhje të lira, ish-deputetja e LSI-së, thekson se: ”Opozita do të përdori të gjithë mekanizmat demokratik dhe mjetet demokratike për të çliruar vendin nga pushteti i kapur nga krimi”.

Ish-deputetja sjell në vëmendje lëvizjet e Ramës, ku thotë se: ”Vendos të lëvizë nëpër Shqipëri me skafandra dhe polici të armatosur, që të ruhet nga nëpër Shqipëri me skafandra dhe polici të armatosur, që të ruhet nga populli i tij, kjo është kujë e zezë dhe fundi i një udhëheqësi), të lërë vendin për qeverinë trazitore dhe për ta çuar vendin më zgjedhje të lira e të ndershme”.

Protesta kombëtare, protestë simbolike nga të rinjtë përballë Kuvendit dhe tani bllokim rrugësh. Deri ku do të shkojë opozita për të arritur plotësimin e kauzave?

Ka tashmë shumë kohë që opozita e bashkuar është në krye të protestave. Të protestosh do të thotë të kesh mundësi dhe të shprehësh kërkesat tuaja, kur e ndjenë se vendi është në rrezik dhe është futur në një kolaps jo vetëm politikë, (pasi opozita e bashkuar tashmë ka hyrë në muajin e tretë që ka braktisur përfundimisht mandatet dhe është në rrugë, në krahë dhe në ballë të popullit që proteston) por edhe ekonomik, institucional dhe moral, ku po has me krizën më të madhe të besimi për të ardhmen e vendit dhe të shqiptarëve.

Kanë kaluar plot 120 vjet që kur Sami Frashëri, botoi veprën e tij madhore “Shqipëria çka qenë, ç’është dhe çdo të bëhet” dhe ende sot kur mendohet se tashmë shteti i së drejtës duhet të ishte konsoliduar, forcuar dhe zhvilluar. Ne vërtitemi ende në dallgët e tranzicionit të tejzgjatur, ku gjithçka duke si një rrugë pa kthim e që është në buzë të greminës. Sipas Samiut, i cili nuk e pranonte idenë e monarkisë, Shqipëria duhet të ishte Republikë Parlamentare (de jure është sot por de facto funksionet e saj legjitime tashmë i kanë rënë) që do të kishte në krye një pleqësi. Sot pas 120 vitesh rishtazi konstatojmë se ende rruga që Rilindësit ëndërruan është shumë e gjatë.

Ajo që sot është fakt i pamohuar nga të gjithë, tashmë nuk ka kthim prapa. Sot i gjithë aksioni opozitar është për t’i kthyer vendit identitetin dhe integritetin. Për të rrëzuar këtë qeveri që është bërë palë me krimin e organizuar për të garantuar një qeveri tranzitore, e cila do të sigurojë e garantojë zgjedhjet e lira dhe pa vjedhje e deformim voto, jo me fjalë por me vepra si dhe për të siguruar proçesin zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme Parlamentare, që t’i japi frymëmarrje zgjidhjes dhe fundit një herë e mirë të tranzicionit të lodhshëm shqiptar.

Opozita do të përdori të gjithë mekanizmat demokratik dhe mjetet demokratike për të çliruar vendin nga pushteti i kapur nga krimi. Sot me zë, figurë të pohuar edhe nga mediet ndërkombëtare dhe organet e prokurorisë është vërtetuar që krimi ka kur grabit zgjedhjet, që krimi ka grabit miliarda lekë para shtetërore me anë të koncesioneve e tendera që krimin po dhunon qytetarët, që krimi ka dhunuar zgjedhje në Universitete, që krimi i ka mbyll gojën drejtësisë e prokurorisë që krimin po shantazhon njerëzit e ndershëm, që e duan prokurorisë që krimin po shantazhon njerëzit e ndershëm që e duan këtë vend.

Për sa kohë që krimi është kthyer si një kockë që ka kapur qeverinë e i ka mbetur në fyt Shqipërisë, opozita nuk do të ndalet në aksionet e saja politike, për të prirë protestat mbarë popullore, derisa të zhduki njëherë e përgjithmonë falangat e krimit në këtë vend. Në vend të krimit urrejtjes e shkatërrimit, të ndërtojë shtetin, ekonominë. Zhvillimin nëpërmjet dashurisë për vendin dhe ndërrimin e të ardhmes e saj Europiane, duke u ndarë njëherë e përgjithmonë nga ky tranzicion e tejzgjatur dhe sfilitës për vendin.

Kryeministri Rama vijon të theksojë se zgjedhjet do mbahen më 30 qershor por duke “kërcënuar” me burg kush pengon zgjedhjet. Në këtë situatë aspak të qetë, ku presioni është rritur, si do ta izolojë LSI-ja qeverinë “Rama 2” për të shkuar në zgjedhje të lira?

Sot përballemi me një realitet ndryshe nga ajo që mediat, sidomos ato të kapura nga qeveria, duan t’ia servirin popullit. Ajo që sot të gjithë prekim është se realiteti politik tashmë ka kaluar në një përballje frontale. Nga njëra anë kemi një qeveri të kapur në çdo drejtim, kemi një ekonomi e cila me hapa të frikshme po shkon drejt kopalsit, ku kriza financiare është mëse e prekshme, kemi një familje që është vënë në udhëkryqin e jetës për të vazhduar emigrimin jashtë vendit apo për të pranuar të trajtohet si emigrant në vendin e tij, kemi një gjyqësor të paralizuar një shëndetësi që lëngon nga kapja e PP.

Kemi një media që po lëngon ditët e saja më të vështira, kemi korrupsion ngado e kudo, kemi shtresat e qytetarëve e të shoqërisë që janë rrugëve duke u nisur nga studentët që nuk realizojnë të drejtat e tyre, megjithëse mësimin më të madhe të opozitarizmit që ata i dhanë politikës, sindikatave dhe shoqërisë civile se për të realizuar të drejtat duhet të protestosh dhe kemi një qeveri që mendon se mund të bëj zgjedhje lokale, kur i gjithë vendin është totalisht në situatë të jashtëzakonshme.

Në këtë kontekst dhe realitet të dhimbshëm, që bërtet fort përgjegjësia e KM është më shumë se i madhe. Përpara se të tregoj burgun e ligjin (sa herë që frikësohet dhe kur e sheh që ngjarja tashmë nuk është në favor të tij, fjala e vetme që kumton me qytetarët e tij është burg; që tregon qartë se është mëse i kapur nga krimi), duhet të përgatitet për një proces të jashtëzakonshëm e të dorëhiqet, në emër të dashurisë për vendin e tij (nëse i ka mbetur sado pak kjo gjë, pasi ditën kur KM vendos të lëvizë nëpër Shqipëri me skafandra dhe polici të armatosur, që të ruhet nga nëpër Shqipëri me skafandra dhe polici të armatosur, që të ruhet nga populli i tij, kjo është kujë e zezë dhe fundi i një udhëheqësi), të lërë vendin për qeverinë trazitore dhe për ta çuar vendin më zgjedhje të lira e të ndershme.

Zgjedhje fasadë me manipulime dhe keqpërdorim të së drejtës së votuesit harrojeni se do të ndodh më ne Shqipëri. Boll me eksperimente të kapura nga krimi. Zgjedhjet do të jenë ato që do ta përcaktojnë njëherë e përgjithmonë  ndarjen e Shqipërisë, prej krimit, drogës dhe pastrimit të parave. Po kjo bëhet vetëm pasi të dorëhiqet KM dhe të krijohet qeveria tranzitore.

Partitë e vogla që janë aleate me PD-në, kërkojnë thirrjen e një tryeze nga Presidenti, e cila do të mbahet të martën. Nga ana tjetër, partitë e vogla kërkojnë edhe disa ndryshime në Kodin Zgjedhor. E sheh LSI-ja zgjidhjen e krizës politike duke biseduar në tryezën e Presidentit me kryeministrin Rama?

Në politik çdo aktor ka një rol të madh, sipas pozicionit dhe rolit që i ka dhënë Kushtetuta. Mendoj se përtej çdo roli që mund të luaj sot cilido aktorë, për ofrimin e zgjidhjes së problemeve, sot problemi më i madh qëndron te fakti se qeveria e drejtuar nga Rama është ajo që ka përgjegjësinë kryesore si qeveri e kapur dhe që nuk ka punuar për interes e Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe tashmë përballja me opozitën, po mbi të gjitha me popullin opozitarë është e panegocueshme. Situata sot tregon se secili nga ne duhet të bëj më të mirën, në emër të dashurisë për popullin dhe për të ardhmen e Shqipërisë. /Redjon Shtylla, Koha Jonë/

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco