Shqipëria në udhëkryq/ Basha: Vendin e shpëton vetëm një demokraci europiane

Shqipëria në udhëkryq/ Basha: Vendin e shpëton vetëm një demokraci europiane

23:08, 28/04/2019
A+ Aa A-

Në një intervistë për gazetën sllovene “Delo” dhe gazetarin Aljaz Vrabec, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka bërë skanerin e situatës politike në Shqipëri dhe zgjidhjen që ofron opozita për të dalë nga ky sorkokak.

Lideri i opozitës shprehet se, Shqipërinë mund ta shpëtojë vetëm “demokracia si e vendeve europiane”.

Pjesë nga intervista:

Çfarë mesazhi po përcjellin njerëzit në rrugët e Shqipërisë?

Mesazhi është shumë i thjeshtë – E duam Shqipërinë si e gjithë Europa. Duam të kemi zgjedhje të lira, shtet të së drejtës dhe drejtësi të barabartë për të gjithë. 30 vite pas rrëzimit të komunizmit, njerëzit shohin faktin se në Shqipëri nuk ka një shtet të së drejtës por një shtet të kapur. Këtë radhë jo nga tirani ideologjike, por nga sundimi autokratik, që ka uzurpuar të gjitha pushtetet.

Ku është sot Shqipëria?

Në udhëkryq. Është e vërtetë se shumë kemi arritur tridhjetë vitet e fundit, por tani duhet të çlirohemi nga autokracia. Duhet të ndjekim rrugën drejt Bashkimit Europian, e cila është aspiratë e 95 % të shqiptarëve. Atje mund të arrijmë vetëm përmes rrugës europiane, jo me gënjeshtra, intriga dhe mospranim të rregullave të demokracisë. Duhet, së pari, të dënojmë politikanët që janë të lidhur me krimin e organizuar. Kjo duhet te marre fund njehere e pergjithmone. Për këtë duhet t’i çlirojmë duart drejtësisë që të bëjë punën e saj dhe së dyti përcaktime të qarta ligjore për të nxjerrë pergjithmonë nga politika personat e lidhur me krimin. Në Shqipëri kemi një rreth të ngushtë njerëzish, që kanë përqendruar në duart e tyre të gjithë vendimmarrjen politike dhe ekonomike dhe s’mendojnë aspak për shumicën e popullit në Shqipëri.

Po thoni fjalë goxha të mëdha, të cilat zakonisht politikanët opozitarë i harrojnë, sapo vijnë në pushtet…

Pikërisht, për këtë arsye, Shqipëria duhet të ndryshojë që nga themeli, që nga organizimi i saj juridik. Drejtësia nuk mund të mbetet më në dëshirat e qeverive, ligjin nuk duhet të jetë monopol i të fortëve dhe të pasurve, por shqiptarët duhet të kenë akses të barabartë në sistemin e drejtësisë. Prej më shumë se një viti vendi s’ka Gjykatë Kushtetuese. Në Shqipëri mbizotërojnë klane të krimit të organizuar, që i kanë shtrirë lidhjet e tyre që nga Amerika Latine, Amerika e Veriut, Azia e deri në zemër të Europës. Dhe në vend që të ndiqen, të arrestohen, të vihen para drejtësisë kriminelët, këta po fitojnë gjithmonë e më shumë ndikim politik, për shkak të lidhjeve me politikën duke i zgjeruar edhe më tej “bizneset” e tyre.

Në përgjithësi, kur dikush bën shumë premtime dhe premton shumë ndryshime, ndodh që problemet riciklohen.

Prandaj synojmë, që në këtë ndryshim t’i përfshijmë të gjithë ata që kërkojnë të ndjekim ëndrrën europiane dhe që fuqia e vendimmarrjes t’i kalojë qytetarëve. Kjo do të bëhet duke inkurajuar gjithnjë e më shumë konkurencën, si dhe njerëzit me ide.

Basha ishte në Ljubljanë ishte me ftesë të Institutit Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanike (IFIMES) dhe gjatë vizitës së tij ka kryer shumë takime politike dhe me investitorë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco