Shqipëria, parajsa e kriminelëve/ Basha: Politikanët e lidhur me krimin, të dënohen e jo të shpërblehen

Shqipëria, parajsa e kriminelëve/ Basha: Politikanët e lidhur me krimin, të dënohen e jo të shpërblehen

22:28, 28/04/2019
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Lulzim Basha, në një intervistë për gazetën sllovene “Delo”, ka folur edhe për mënyrën se si Partia Demokratike do të luftojë krimin e organizuar kur të vijë në pushtet.

Sipas tij, politikanët që janë të lidhur me krimin e organizuar, duhet të dënohen e jo të shpërblehen.

Krimi i organizuar nuk është i lehtë për t’u larguar, ai gjithnjë do të kërkojë lidhje të reja…

"Përcaktues është vullneti politik. Për këtë shkak, më shumë se në luftën politike duhet dhe jemi të përqendruar tek përcaktimi i rregullave, ligjeve, dhe ajo që është më e rëndësishme ndëshkueshmërisë. Gjatë gjithë kohës, formacioni ynë politik ka qenë i angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar. Në vitin 2015 i imponuam qeverisë miratimin e një ligji që ndalon zgjedhjen në funksione publike të personave të përfshirë në krime apo që lidhjet e të cilëve me krimin e organizuar, janë të provuara. Politikanët që janë të lidhur me krimin e organizuar, duhet të dënohen, jo të shpërblehen", përgjigjet kreu i PD-së..

Po pse kriminelët kanë zbuluar parajsën e tyre në Shqipëri?

"Krimi shkon gjithmonë atje ku institucionet publike janë të dobëta dhe ku politika është e gatshme të sakrifikojë të mirat publike për interesat personale. Aty ku drejtuesit nuk mendojnë për investime në arsim e shëndetësi, por mundohen të kenë kontroll total mbi shtetin, policinë dhe gjyqësorin. Prandaj, duhet të investohemi shumë në forcimin e institucioneve shtetërore dhe inkurajimin e konkurrencës politike", shprehet Basha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco