'Qeveria zhvat qytetarët në një cikël vicioz'/ Ish-deputeti: Do ti japim fund këtij modeli

'Qeveria zhvat qytetarët në një cikël vicioz'/ Ish-deputeti: Do ti japim fund këtij modeli

21:34, 28/04/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i pranishëm në takime me fermerët në Korçë, ka akuzuar qeverinë se, sipas tij, vjedh çdo ditë qytetarët shqiptarë, në mënyrë që më pas të vjedhë zgjedhjes.

Në një postim në facebook, Salianjo shkruan se ky është parimi i Ramës, ndërsa bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e 11 majit.

Postimi i plotë i Ervin Salianjit:

Qeveria vjedh pêrditë shqiptarët që të vjedhë zgjedhjet dhe pasi vjedh zgjedhjet, gllabëron përseri gjithë pasuritë publike dhe zhvat qytetarët në një cikel vicioz!

Ky ësht? parimi që Rama e tha dhe e zbatoi!
1.35 miliard lek janë shpenzuar për këtë urë, ndërkohë që fermerët e kanë të pamundur që të kalojnë në anën tjetër sepse ura e mjeteve është e shkatërruar!

Ne do ti japim fund këtij modeli, në 11 Maj bashkohuni në Tiranë, qeveria është shërbëtore e qytetarëve dhe jo pronare e jetës së tyre!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco