Ish deputeti i PD-së Agron Shehaj ngre alarmin për situatën në të cilën gjendet një prej pasurive më të mëdha të vendit, Parku Arkeologjik i Butrintit.
Ish-deputeti, që ka shfrytëzuar fundjavën dhe festën e Pashkëve për të vizituar “thesarin” e historisë sonë, shprehet se, Butrinti dhe jo fasadat duhet të jenë prioriteti i qeverisë.
“Ditë e mrekullueshme në Butrint. Mbi 2 mijëvjeçarë histori nga lashtësia në mesjetë. Butrinti është thesari më i çmuar i historisë sonë dhe një pasuri e njerëzimit. Fatkeqësisht, Butrinti ka nevojë për investime në mirëmbajtje që të mos rrënohet nga koha. Butrinti, jo fasadat, duhet të jenë prioriteti i qeverisë”, shkruan Shehaj në postimin e tij.
© SYRI.net
Investimet i ka bere Kumbaresha..ndertoi ne mes te lashtesise se Butrintit - sallamerine me falni qendren me te madhe gastronomike ne rajon sipas kerkesave te mijra turisteve perendimore te uritur per produktin turistik unikal 'Hako Sallam' mqs ne Butrint eshte tradite e lashte sallami dhjamor...Z Shehaj mos i harro keto investime strategjike..