'Të enjten bllokohet Ura e Matit'/ Ish-deputetja: Nuk do të ketë zgjedhje pa Opozitën

'Të enjten bllokohet Ura e Matit'/ Ish-deputetja: Nuk do të ketë zgjedhje pa Opozitën

19:43, 28/04/2019
A+ Aa A-

Ish-deputetja e PD-së për qarkun e Dibrës, Dhurata Çupi, ka treguar se ashtu siç është vendosur nga selia blu, qytetarët e Dibrës do të mblidhen këtë të enjte tek Ura e Matit, me qëllim bllokimin e rrugëve si shenjë revolte ndaj qeverisjes së vendit dhe kryeministrit Rama

Ajo shprehet se qytetarët e Dibrës janë harruar nga kryeministri dhe  sipas saj, ky fakt konstatohet gjithandej si në infrastrukturë, shëndetësi dhe shumë sektorë të tjerë.

 “Ashtu siç e ka bërë të ditur kryetari i PD, Basha dhe opozita e bashkuar, është vazhdimi i protestave në 12 qarqet e vendit që nga 12 shkurti , të cilat janë protestat më të mëdha qe ka njohur historia e protestave në Shqipëri si ajo e 13 prillit ku dhe me skeptikët nuk e kanë mohuar që ishte protesta me e madhe e zhvilluar në vendin tonë.

Qytetarët nuk dalin në tubim,  por dalin në një protestë kundër kësaj qeverie , kundër varfërisë, për paga , për pensione për mungesë investimesh dhe për një mungesë të theksuar vëmendje kundrejt gjithë Shqipërisë ne veçanti kundrejt qarkut Dibër, që është lënë i harruar nga kjo qeveri , si në spitale , në infrastrukture etj. Sikur është bërë publike çdo të enjte do ketë protesta dhe bllokim rrugësh. Qarku i Dibrës ditën e enjte ora 17:00 do bllokoje kryqëzimin tek ura e Matit. Nga gjithë qarku pritet të ketë një pjesëmarrje masive.

Jemi në nja pikë ku shteti është në krizë. Shteti dhe pushteti janë në një dorë dhe sot nuk ka asnjë normalitet në vendin tonë. Prandaj e gjithë Shqipëria është ngritur në protestë dhe qytetarët e Dibrës do jenë në mënyrë të vazhdueshme çdo të enjte në proteste ashtu dhe në protestën më të madhe që do jetë me 11 maj në Tiranë. Ju bëj thirrje qytetarëve dibranë që ditën e enjte të jemi të gjithë bashkë për të protestuar”, është shprehur Çupi.

Sipas saj, më  30 qershor nuk do ketë zgjedhje pa Partinë Demokratike dhe pa opozitën e bashkuar.

“PD është opozita shqiptare dhe nuk mund të ketë zgjedhje me një alternativë. Që të zgjedhësh duhet të këtë dy alternativa dhe alternativa opozitare sot në Shqipëri është Partia Demokratike.Ashtu siç ka ditur dhe siç ka qenë në pushtet për 13 vite, ashtu është e sigurte që do jetë në pushtet në vitet që vijnë”, vijon ish-deputetja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco