Tufa replikë me Xhufin: Qytetar metropoli nga Progonati i Kurveleshit, i mbylle kapakun e qivurit…

Tufa replikë me Xhufin: Qytetar metropoli nga Progonati i Kurveleshit, i mbylle kapakun e qivurit…

12:25, 28/04/2019
A+ Aa A-

Nga Agron Tufa

Nuk ma merrte mendja se do më dilte prapë përpara historiani enverist Pëllumb Xhufi. E kisha hedhur publikisht “nokdaun”, fiks një vit më parë, kur na sajoi atë historinë përrallore të “kampit të pushimit” për Kazermat mortore të Tepelenës, ku vdiqën mbi 300 foshnja e fëmijë. Kaq e pati, mendova.

Prej Pëllumbit të partisë nuk mbeti më asnjë pupël. Por huqi, thonë, nuk del para shpirtit. Deri atëherë nuk e kisha ditur shkallën e habitshme të përbuzjes masive për Xhufin, aq sa, njëmend, më erdhi keq për të. Më kot u rreka të gjej në paskuilën e Xhufit, se mos ka molloisur ndonjë ide, të cilën t’ia respektoja për t’iu përgjigjur.

Të njëjtat mllefe, të njëjtat sharje raciste me dikotominë derdimene fshatar-qytetar (kjo është Tarifa ligjërimore formatit të tij), ku unë jam përjetësisht fshatari nga zona e Kastriotit të Dibrës, “anadollak”, i demokracisë “shall-varegjerë”; mendja e tij mesjetare qëmtonte, mandej, “komplekset” e mia, duke hyrë kështu në mal të morekuje-së!

Kuptohet, nga njëra anë unë, fshatari, pafundësisht i keqi, sigurisht “ballisti” dhe, nga ana tjetër, ai, pëllumbthi, pafundësisht i miri, qytetari i metropolit nga Progonati i Kurveleshit, i cili për desh ia këputi krahun shoku Enver për një foto dhe me kumbin e fjalimit të tij ia mbylli kapakun e qivurit shokut Ramiz. Origjina e qytetëruar e tij, pa diskutim, as që krahasohet për nga epërsia me mua të gjorin, fshatarin, e rritur në ajrin tejet të deklasuar të Korabit!

Sepse unë nuk e kam pasë babin partizan me fillore, në 1943-shit, aq më tepër të shkolluar në Bashkimin Sovjetik, jo! Im atë qe marangoz dhe thjesht një burgaxhi politik. Nëna e motra ime kanë qenë njerëz të zakonshëm, e pranoj, nuk u ngjitën kurrë në rangun e punonjësve të Sigurimit; daja im, ishte punëtor, edhe pse bir partizani, jo prokuror si daja i Xhufit.

E kështu me radhë, tezja, burri i tezes, nuk më kanë kryesuar ndonjë Degë të MPB nëpër rrethe… Ç’t’i bësh… nuk e patëm fatin të jemi formati dhe takëmi i modelit intelektual enverist, si Pëllumbi, dhe mbemë, more shokë, mbemë, larg dyerve të qytetërimit…

Pastaj kujtohesh, fërkon sytë si prej ndonjë jermi të vjetër: nga cila epokë, cila rrënojë dhe cili llagëm lakuriqësh nate na flet ky lajmëtar i së resë? Kërkova ndonjë mendim në rreshtat e vrerit ndaj meje, por mendimi dukej i ngordhur në sipërfaqe tek priste pak naftalinë e një lopatë dhé përsipër.

Në mungesë të mendimit, po ndalem te dy surrogate të mendimit xhufjan: 2. Xhufi thotë: “Mos i merrni seriozisht thëniet e tij. Z. Tufa është në kërkim të lavdisë me çdo kusht, qoftë dhe duke shpikur situata dramatike”. Sigurisht, për perceptimin pamor vetëm bardhë e zi të z. Xhufi, nuk mund të ketë në botë kauza, përveç antagonizmit klasor, siç e ka mësuar Tarasi. Kjo antitezë optike i ka mbetur përfundimisht, ashtu si konet, edhe pse i rritur në oborrin e mbretit.

Madje, edhe kur e di mirë se lavdia ime (ç’term qesharak!), është në një fushë krejt tjetër. Meqë vetë është zhgënjyer nga kauzat (qysh kur iu gremis para syve tempulli i Tarasit), Xhufi nuk duron këdo tjetër që gjallon e u jepet kauzave me pasion. 1. Xhufi hap gojën, por duke ndjerë pamjaftueshmërinë e mendimit, gogësin një term: “kompleks”, por nuk di t’ia qëllojë se çfarë kompleksi.

I provon me radhë: “i vrimës së çelësit”, e meqë nuk i del mjaftueshëm, hidhet te një “kompleks” tjetër: “sadizëm”. Por as kjo nuk e kënaq dhe shton një tjetër: “sado- mazokizëm”. E treta, e vërteta: Ulu, Pëllumb i partisë, 10! Kaq. Ky është maksimumi i shokut Xhufi.

Dhe sapo e thotë, tradhton menjëherë kompleksin qendror të llojit të tij Autophallocentrizmin, që në traditën e postpsikoanalizës nënkupton atë lloj patologjie, që e percepton veten si kulti i fallusit, drejtuar kah vetja. Le ta lëmë, pra, të lirë në këtë marrëdhënie vetadhuruese. /Panorma.al/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

coli28/04/2019 18:57

z.Tufa ! Nuk ka fare nevojë të mereni më këta fosile të Enverit që të komentoni marrazet e tyre për kohën e përënduar. Mjafton të bëni ate që keni bërë e për të cilën ju janë mirnjohës shumica dërmuese e shqiptarëve që e kanë përjetuar kalvarin enverist.. Publikoni "veprat" e këtyre pseudo historianëve që vazhdojnë ta harxhojnë jetën e tyre duke u qaravitur për diktatorin kriminel. Po ta bëni këtë, keni bërë portretin e njerëzve të fiseve të egra të Amazonës, me xhufka e pupla në kokë , sa i takon formimit intelektual, e të familjeve mafioze siçiljano-albaneze që solli i nipi i Spiro Kolekës këto 6 vite në Shqipëri.

Daj Jaku28/04/2019 17:13

Mos është ky Sorrë Xhufi nga kurvaleshi që ka grua mbesën e motrës së verdullës?

Askushi 28/04/2019 16:26

Ky djali i partizanit, (Xhufi apo xhufka) i tradhetarit te kosovareve, apo vrasesi i tyre, ky biri i partise me studime ne moske me parat e popullit,apo te burgosurve politik, ky llume i kultures komuniste, i historis komuniste, ky ironik e cinik i neveritshem, ky pseudo historjan komunist, ky i perkedhelur i pushtetit te diktatures, ky bythlepires i ketij pushteti, ky funderin e ketij pushteti, ky krimb ne ngordhje e siper, ky presh i thare, ky dordolec pa vlere, ky mbeturin e plerave te regjimit, vazhdon te deformoj historin e vendit, historin tone, historin e vertet. Ky plere nuk duhet te shkruaj se ka konflikt interesi. Ky plere eshte pjese e atij sistemi, dhe nuk duhet te shkruaj, kjo eshte shume e kuptueshme. Por plera kerkon te mbuloj te verteten, pasi kjo e vertet nxjerre zbuluar te verteten e dhimsheme te shqiptareve, dhe te verteten e turpeshme te tije, te familjes se tij, te shoqeris se tij, te klases se tij, te regjimit te tij. Dua te shkruaj gjate por nuk ja vlen te merresh me m**tin se te qelbe. E kam pare disa here kur drekon tek Era, Juvenilja, si nje vemje e keqe dhe e ndyre. i kame kthyer kurrizin me nje urrejteje dhe me nje perbuzje. kjo qenje e peshtyre kerkone te merret me nje fisnik, me nje patriot, me nje njeri te paster e te ndershem si kristali. A nuk e kupton ky plera qe me Agron Tufen ai as afrohet fare, jane dy gjera te ndryshme, Tufa kristali qe shkelqen, fisniku, me vemjen qe kundermon. Tufa eshte guri i cmuar qe nuk duhet humbur. I dashur Tufa, mos u merre me keta plera, leri te mbyten ne llumin e tyre te krijuar nga vete ata. Neser dhe te pjellet e tyre, do te kene neveri per ta, dhe turp qe jane pjella e tyre.

Krist28/04/2019 16:10

Nga mesi i viteve 7o,ne hotel "Dajti" u shtrua nje dreke,per nder te sekretarit te partise komuniste Italiane Fosco di Nuci,qe po vizitonte vendin tone,nga anetari i byrose politike Foto Cami.Perkthyes ishte nje djale i ri,ndofta sapo kish mbaruar studimet (sic me thane),ne Itali,por qe sillej ne ate tryeze,me nje lirshmeri te cuditshme,jo vetem per moshen dhe detyren qe bente,por edhe kur ndodhej ne krah te nje figure si Foto Cami,apo edhe sekretari italian (sic dukej edhe me kete,kishte njohje te kahhereshme).Mora vesh se ky djale,kish filluar nje pune ne Komitetin Qendror,por qe pritej te ngriheh shume shpejt,sepse ishte djali i babait te tij (nuk ka rendesi emeri me thane,por eshte Xhufi nga Progonati).Italiani kish ardhur me familjen e tij (gruan dhe vajzen), me makinen e nje tregtart Gjenovez, nga ana e Hanit te Hotit ,qe ishte edhe bashkepunetor me vellane e sekretarit komunist italian.Ky i fundit na tha,se ne bejme tregti,dhe fitimet i perdorim per te paguar nxjerrjen ne burgjet ,te komunisteve deri ne Ameriken Latine.Per me teper,Fosko ( i vellai )do i tregoi Fotos.Por pa folur fare Fosko,filloi djai i ri perkthyes dhe ja shpjegoi Fotos gjithcka qe do i thoshte italiani (i dinte paraprakisht te gjitha,si qysh e tek,vetem ai e dinte.)Ne kete takim, i pari dhe i fundit me te,morrem edhe porosine qe tja rregullojme te gjitha "senjor sekretarit "(ishte fjala per dhuratat qe do i pregatisnim me Artexportin,per disa punime artistike,qilima e sexhade,qe me veshtiresi i ambalazhuam per transport.Ndersa nga tregtari,dhe ve;llain e sekretarit,me vone na u krijuan shumeprobleme,dhe si perfundim te dy ata u arrestuan ne Itali,mbasi kishin vjedhur,nepermjet fallsifikimeve te ndryshme,edhe tregtare te vendeve te tjera,deri ne Japoni.

Lorenc28/04/2019 13:19

Mos u merzit Z Tufa.Xhufi historine qe ka mesuar dhe do ta mbroje me çdo kusht dhe bemat me konunistet qe asnjehere nuk e kane pranuar se ç' fare fatkeqesish sollen me sistemin e sjelle nga Rusia dhe te keqperdorur nga Jugosllavet sepse do te do te shanin vetveten dhe si te tille sot duhet te kishte nje ligj qe te gjitha internimet ,burgosjet,plaçkitjet e prones,marrja e pasurise, shkaterrimi I familjeve dhe vrasjet mizore askush nuk mbajti pergjegjesi.Dhe per kete ligj zoti Xhufi nuk kujtohet, sidoqofte atij po i cenohet ligji qe prish imazhin e vrasese qe luftuan per te ardhur ne pushtet!!!!Sidoqofte me mire qe shfaqin trimerisht se ç'fare po mbrojne edhe sot sepse historia te denon kur nuk meson.Moralisht zoti Tufa "ata" dhe kushdo qe nuk denon historine e keqe , minimalisht eshte I denuar nga morali , I damkososur nga ndergjegja e keqe dhe me e trishta qe kane frike nga e vertete.Meqe z Xhufi permendi krahasimin me vertetesine e Krishtit qe z Tufa mos tja mohonte vertetesine: Z Xhufi mos u bej merak sepse Krishti ka thene:"Kush njeh te verteten , e verteta te bën te lirë dhe kush nuk e do te verteten eshte skllav i se keqes.Prandaj z Xhufi Kur te denosh te keqen dhe te pranoni ç'keni bere , Ka shprese per ju.

Ardi28/04/2019 13:11

Haha Pellumb mut xhufiii pleher ...filio di mamqiu

Shto koment

Denonco