Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Me 300 policë dhe me çanta antiplumb/ Doda-Ramës: Po kapesh me thonj pas pushtetit, por...

Me 300 policë dhe me çanta antiplumb/ Doda-Ramës: Po kapesh me thonj pas pushtetit, por...

22:55, 26/04/2019
A+ Aa A-

Pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Shkodër, pritjes me protesta që i bën qytetarët shkodranë dhe mbrojtja e tij me shumë forca policie dhe me mjete speciale, reagon edhe sekretarja e përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda.

Përmes një postimi në facebook, Doda ironizon me kryeministrin, por i kujton atij edhe fundin që e pret.

“Lëviz me 300 policë me vete, mban antiplumb, bodyguardët me çanta antiplumbë, iken me helikopter... është kaq zbavitëse të të shohësh të plakur, krejt demode e të trembur për vdekje, që tërhiqesh zvarrë e kapesh me thonj pas pushtetit... hall e ke po ndonje ditë edhe thonjtë priten... opsss...”, shkruan Doda në Facebook.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco