Vendimi i KQZ-së i vitit 2015, ja përse Partia e Patozit s'duhet të regjistrohet nesër nga KQZ

Vendimi i KQZ-së i vitit 2015, ja përse Partia e Patozit s'duhet të regjistrohet nesër nga KQZ

22:15, 26/04/2019
A+ Aa A-

Me shumë gjasa Partia e Astrit Patozit Bindja Demokratike mund të mos regjistrohet nesër nga Komisioni Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e 30 qershorit.

Shkak mund të bëhet një precedent i ngjashëm i vitit 2015, ku KQZ me vendimin nr 158 nuk regjistroi Partinë “Shkodra 2015” në bazë të ligjit “Regjistrimi i partisë, jashtë afateve ligjore”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë nesër në shqyrtim në rendin e ditës kërkesën e Partisë ‘Bindja Demokratike’ për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Por një vendim i vetë KQZ-së, pothuaj katër vite më parë, mund ta mbajë larg zgjedhjeve këtë parti.

Kjo pasi Partia e Patozit e ka kryer regjistrimin në Gjykatë jashtë afateve që Kodi Zgjedhor i lejon një partie politike për të dërguar kërkesën për të marrë pjesë në zgjedhje

Afati i fundit ishte 23 Prilli, datë në të cilën Bindja e Patozit bëri dy veprime paralele: dorëzoi dokumentacionin për rregjistrim në Gjykatë dhe dorëzoi në KQZ kërkesën për të marrë pjesë në zgjedhje.

E njëjta tablo identike si me Partinë ‘Shkodra’ e cila për të njëjtat arsye u përjashtua nga zgjedhjet lokale të vitit 2015. Kjo pasi kjo parti u rregjistrua në gjykatë më datë 8 prill 2015, dhe e dorëzoi kërkesën në KQZ në 10 prill, 4 ditë para skadimit të afatit.

Por KQZ e përjashtoi nga zgjedhjet, sepse vendimi i Gjykatës nuk kishte marrë formë të prerë sipas ligjit.  Në arsyetimin e vitit 2015 të KQZ-së thuhet se “Sipas pikës 1 të nenit 64 të Kodit Zgjedhor, Partitë Politike, të cilat janë të tilla pas regjistrimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, mund të regjistrohen si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2015 jo me vonë se data 14 prill 2015. Vendimi i sipërcituar (i datës 8 Prill) merr formë të prerë jashtë afateve te përcaktuara në Kodin Zgjedhor për regjistrimin e partive politike.”

Por Partia ‘Bindja Demokratike’ është në rrethana edhe më të rënduara sesa rasti i partisë së përjashtuar në 2015-ën.

Regjistrimi i Partisë së Patozit në Gjykatë, ka ndodhur pas skadimit të afatit për regjistrim në zgjedhje dhe nëse KQZ do të mbajë të njëjtin standard si në 2015-ën, atëherë kërkesa e “Bindjes Demokratike” duhet refuzuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

altini26/04/2019 23:25

Po pse merreni kaq gjate me kete partine e re? A i takon apo jo te regjistrohet? Cfare do ndryshonte kjo nga fakti se qeveria po pergatit zgjedhje ku do te mungoje me shume se gjysma e votuesve efektive?

Shto koment

Denonco