‘Beteja është me qeverinë ilegjitime të Ramës’, Bardhi: Nuk do ketë luftë mes demokratëve dhe socialistëve

‘Beteja është me qeverinë ilegjitime të Ramës’, Bardhi: Nuk do ketë luftë mes demokratëve dhe socialistëve

21:30, 26/04/2019
A+ Aa A-

“Luftën e kemi me një qeveri ilegjitime, një qeveri që sillet si bandë, por nuk kemi asnjë përplasje me një socialist apo një person që ka një mendim ndryshe. Nuk do të ketë luftë mes demokratëve e socialistëve”.

Kështu ka deklaruar sot Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi.

Bardhi ka folur për 10 pikat e opozitës së bashkuar, një pikë në të cilën është edhe pamundësia e zgjedhjeve.

I pyetur se deri ku mund të shtrihet aksioni për të pamundësuar zgjedhjet, dhe nëse do të përfshihet edhe një përplasje civile, Bardhi tha se nuk ka qenë dhe nuk është interesi i PD-së, që të nxisë përplasje mes shqiptarëve.

“Interesi i partisë demokratike, nuk ka ndodhur kurrë dhe nuk është  që të nxisë përplasje mes shqiptarëve, detyra jonë është jo luftë mes shqiptarëve me shqiptarët, luftën e kemi me një qeveri ilegjitime, një qeveri që sillet si bandë, por nuk kemi asnjë përplasje me një socialist apo një person që ka një mendim ndryshe. Nuk do të ketë luftë mes demokratëve e socialistëve”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco