Teatrit Kombëtar i hiqen gërmat, shpërthen aktori i njohur: Mos guxoni! Do t’ju mallkojnë nëse e prishni

Teatrit Kombëtar i hiqen gërmat, shpërthen aktori i njohur: Mos guxoni! Do t’ju mallkojnë nëse e prishni

21:07, 26/04/2019
A+ Aa A-

Aktori i njohur, Naun Shundi ka reaguar pas heqjes së gërmave të Teatrit Kombëtar.

Në reagimin e tij, Shundi shkruan se teatrit, ndonëse i hoqën gërmat, nuk i heqin dot emrin, ndërsa shton se çdo dorë e ngritur mbi teatrin, sipas tij është një dorë gjakatare.

“Mos guxoni! I hoqën gërmat Teatrit Kombëtar,  por nuk mund ti heqin dot emrin. I hoqën gërmat Teatrit Kombëtar, por ai është  aty, më  famën dhe lavdinë  që  nuk mund t’ja rrëzojnë  disa gërma të  shkulura pabesisht, natën. Vutë  dorë  mbi gërmat. Mos guxoni të  vini dorë  mbi ndërtesën që  është  ndërtesë  e shenjtë  për shumë  breza. Do t’ju mallkojnë  nëqoftëse TENTONI ta prishni.

Cdo dorë  e ngritur mbi ndërtesën e Teatrit Kombëtar është  një  dorë  gjakatare, e pashpirt, E PABESË   dhe e pangopur. Më  kujtohet shprehja komuniste : “ Mbi gërmadhat e Shqipërisë  së  vjetër, do të  ndërtojmë  Shqipërinë  e re.” Ata që  pretenduan “Shqipërinë  e re”  do të  ishin lumturuar me këtë  “Shqipëri të  re” që  po gëzojmë  sot”, shkruan aktori i njohur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco