Italia kap 1,5 ton drogë ‘Made in Albania’/ Strazimiri: Nën kujdesin e 'bravo çunave'

Italia kap 1,5 ton drogë ‘Made in Albania’/ Strazimiri: Nën kujdesin e 'bravo çunave'

19:41, 26/04/2019
A+ Aa A-

Mbrëmjen e djeshme policia italiane arriti të sekuestronte 1,5 ton drogë e ardhur nga Shqipëria dhe të arrestonte dy skafistët që shoqëronin lëndën narkotike.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se, e gjithë kjo ndodhi nën hundën e “Policisë që duam” dhe pas deklaratave të kryeministrit Rama dhe ministrit të brendshëm Sandër Lleshi se, “nuk ka më asnjë rrënjë të mbjellur në vend”.

Postimi i plotë i Gent Strazimirit:

1.500 kg drogë nën kujdesin e "bravo çunave" drejt Italisë, tani që "s'ka më asnjë rrënjë të mbjellur" ...
Që të jesh në gjendje të grumbullosh 1.500 kg drogë, do të thotë që të kesh hapur "ndërmarrje grumbullimi" si në kohë të Kristaqit, me magazina, furnitorë, mercologë e deri tek punëtorë ngarkim-shkarkimi! Që ta transportosh pastaj deri në breg të detit, të duhet edhe një "ndërmarrje transporti" sado modeste, me dispeçeri dhe logjistikë...
E gjitha kjo, nën hundën e "Policia që duam", asaj më të mirës në Evropë...
Pyetja është: 
- sa "ndërmarrje grumbullimi" të tilla funksionojnë suksesplotë, në këtë Shqipërinë tonë të "arritjeve"?
Sado që të jenë, një gjë është e qartë si drita e diellit:
- të vetmit që janë në burg, janë 2 skafistët që kap italiani një ditë po, një ditë jo, një ditë ndoshta... asnjë "punëdhënës" nga ata që kapen duke folur me Gjushin a Damianin për zgjedhje!!!!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco