Kryemadhi: Rama frikacak! I'a mbath sa herë protestohet

Kryemadhi: Rama frikacak! I'a mbath sa herë protestohet

21:08, 25/04/2019
A+ Aa A-

E ftuar në “Open”, pak orë pas protestës së sotme të opozitës, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se, sa herë protestohet kryeministri Edi Rama zgjedh të largohet nga Tirana.

“Sa herë ka protesta vendos të ikë nga Tirana, edhe jashtë shtetit. Në të gjitha rastet, edhe në vitet më të vështira, kryeministri ka qëndruar në zyrë. Kjo është një zgjedhje që ka zgjedhur kryeministri, që mendoj se është e gabuar. Njeriu duhet të përballet me të vërtetën”.

“Ne nuk pamë qytetarë të irrituar, përkundrazi ishin solidarë. Pamë shumë makina që kishin hapur krahun në anë të rrugës, duke treguar solidaritet. Ky është një nga hapat që ka hedhur opozita, e do të ketë vazhdimësinë e saj. Gjithçka është në bazë të një strategjie dhe plani, që do të jetë i befasishëm. Pse? Sepse kryeministri është larguar gjithnjë sa herë ka pasur protesta dhe nuk ka tentuar të qëndrojë e të përballet me njerëzit. Kjo tregon frikën që ka ai, ose s’do të përballet me opinionin mbi këtë situatë”,vijoi Kryemadhi.

E pyetur nëse Rama largohet me protesta dhe bllokim rrugës, kryetarja e LSI dha këtë përgjigje:

“Ai është problemi i Ramës. Çdo ditë që ai qëndron fati i tij bëhet më i zi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco