Invalidi me patericë u prin protestuesve: 'Do vijmë ta shtrydhim parlamentin e krimit'

Invalidi me patericë u prin protestuesve: 'Do vijmë ta shtrydhim parlamentin e krimit'

20:22, 25/04/2019
A+ Aa A-

Protestës së sotme të opozitës i janë bashkuar edhe njerëz të shtresave të ndryshme të shoqërisë të cilët janë të prekur nga politikat keqqeverisëse të Edi Ramës.

Midis tyre në protestën e zhvilluar në Milot, ku u bllokua rruga, pjesëmarrës ishte edhe një invalid me patericë i cili i ka prirë protestuesve.

Ai ka shprehur të gjithë indinjatën e tij kundër qeverisë Rama duke iu drejtuar me fjalët

” Nuk kemi ik prej Parlamentit… Do të vijmë e do ta shtrydhim parlamentin e krimit!Ne duam Parlament që të na japi bukë, zgjedhje të lira, përsëmbari si Evropa.Nuk duam gjë tjetër. Nuk ndalemi pa na dhënë kushtetutën e re si Evropa, ligje të reja të tëra si Evropa.”

Ndërkohë, që në Fier, protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta me fytyrën e diktatorit Nicola Maduro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco