Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Deklarata e fortë: Fatos Klosi, organizatori i vrasjes së ish ministrit të mbrojtjes së Kosovës

Deklarata e fortë: Fatos Klosi, organizatori i vrasjes së ish ministrit të mbrojtjes së Kosovës

20:21, 25/04/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë ekskluzive dhënë gazetës kombëtare “Bota sot”, ndër shumë çështje të tjera ka folur edhe për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, ish ministër i mbrojtjes së Kosovës.

I pyetur nga Bota Sot lidhur me vrasjen e ish ministrit kosovar të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi, ish kryeministri Berisha se pas ekzekuzimit të tij është ish shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi.

Vrasja e ish Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, vazhdon të mos zbardhet as sot e kësaj dite, ndërkohë që nga Shqipëria është kërkuar shpesh që t`i hapë dosjet, përse nuk është zbardhur ky rast z. Berisha?

"Vrasjen e Ahmet Krasniqit e ka organizuar kreu i Shërbimit Informativ Shqiptar Kombëtar Fatos Klosi. Kjo është qind për qind e sigurt. Ahmet Krasniqi shoqërohej me oficerë të SHIK-ut, Ahmet Krasniqit me një urdhër po nga ky një natë më herët iu morën armët. Ahmet Krasniqi, u vra te dera e shtëpisë ku e kishte strehuar shteti shqiptar. Kështu që ajo ishte një vrasje. Se cili ishte ai që shkrehu karikatorin nuk e di. Por, në qoftë se ka një gjë që duhet ta hetojë Gjykata e Hagës, mendoje se është kjo. Pse, sepse gjithçka është organizuar nëpërmjet këtij personi. Jepen motive të ndryshme, por motivi më i besueshëm, një porosi serbe për këtë punë. U shfrytëzua një moment turbullire këtu, një javë pas vrasjes së Azem Hajdarit, e vranë një njeri të shkëlqyer. Unë e kam njohur atë, e kam takuar disa herë. Ai ishte një burrë fisnik, një njeri i cili tek unë kishte ardhur, me të vetmen kërkesë: “Na ndihmo të pajtohemi njëri me tjetrin, se ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë dhe të kemi një front të përbashkët kundër Serbisë”. Këto ishin kërkesat e tij, një njeri fjalë pak, njeri punë shumë dhe që e eliminuan. Mrapa për fat të keq jam përpjekur, por problemi ishte ser prokurorin e kishte Partia Socialiste, nga Dhori Sallaku te Ina Rama, të cilët në mënyrë absolute kishin një mision që të mbulonin krimet e Partisë Socialiste, të kryera në Shqipëri. Kjo është e vërteta për Ahmet Krasniqin", është shprehur Berisha.

Ahmet Krasniqi u ekzekutua më 21 shtator të vitit 1998 në Tiranë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Korabi28/04/2019 19:40

Vrasjen e Azemi dhe vrasjen e Ahmet Krasniqit i ka organizuar Fatos Klosi kjo dihet botrisht.Ky kriminel ka organizuar te gjitha vrasjet ne Tropoje.Askushe nuk ju ka gjakun borxhe ketyre te vrarve vetem ky skile qe na dele me paturpsi ne tv .Ky duhet te shkoj ne hage per krimet qe ka bere.

BIDO26/04/2019 00:52

Plotesisht i sakte konstatimi i z Berisha. Jam deshmitar i asaj kohe, ne ate vend ku u vra Z Ahmet Krasniqi, E shihnja per dite tek vinte ne shtepine e tije, edhe i shoqeruar. Ne darke paten filluar qe ne nje klub tek shtypej zeri popullit, mblidheshin 10_ 12 vete, midis tyre edhe kosovare te futur, per te vrojtuar e fiksuar oraret e levizjet e zoterise. Kishin 7_8 dite qe silleshin aty, qendronin tek klubi edhe deri ne mes nate. Dicka po binte ne ere se aty po kurdisej dicka, por ne qe punonim prane shikut qe nga viti 94, ky mafioz kryetar Klosi, na pati carmatosur plotesisht per punen e nga informacionet, sepse na dinte si kontigjente te partise demokratike, por realisht une, e shume si une nuk ishim antare te PDse, por erdhem nga intelekti e e deshira per ti sherbyer vendit.Krimin, e ka drejtuar dhe qe e dinte mire situaten se si do veprohesh, eshte ky bandit ish shefi i SHIKUT qe erdhi ne vitin 1997, e qe e mbushi ate institucion me ish sigurimsa e oficere te sigurimit te shtetit, e qe e vazhdoi deri ne pastrimin e plote te atij dikasteri nga ne, qe ishim, shume here me te ndereshem se kopuket e trashegimtareve apo ato vete. Ky, urith profesor i ligesive, eshte edhe bashkepunetor ne doras, ne vrasjen e Azem Hajdarit.

Betimi25/04/2019 22:40

Topi ne fushen e Kosit; te shohim se si do reagoje ky skilja!

Shto koment

Denonco