Spahia-Ramës: S’ka kthim pas! Sa më parë ta kuptosh, aq më mirë do jetë

Spahia-Ramës: S’ka kthim pas! Sa më parë ta kuptosh, aq më mirë do jetë

19:56, 25/04/2019
A+ Aa A-

Përpara protestës kombëtare të 11 Majit, Partia Demokratike protestoi sot për rreth 60 minuta në 5 Qarqe të vendit, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Lezhë.

Ata u përqendruan në nyjet kryesore rrugore në vend, duke paralizuar kështu edhe qarkullimin rrugor.

Lidhur me aksionin e sotëm opozitar ka reaguar edhe ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia.

Sipas Spahisë, largimi i Edi Ramës është një mision qytetar.

Postimi i plotë i Bardh Spahisë:

LARGIMI I EDI RAMES, MISION QYTETAR

Aksioni i sotëm ishte një mesazh mosbindjeje civile për kryeministrin më të paaftë në historinë e Shqipërisë! Një rikujtesë se qytetarët i ka kundër nga veriu në jug, e se nuk do ta lejojnë të shkojë më larg, me lidhjet e errëta me krimin e oligarkët!
Ky është realiteti sot në Shqipëri: opozita me qytetarët në protestë kundër kryeministrit të korruptuar e me vota të blera, që nuk pranon një sistem fasadë, e në shërbim vetëm të një njeriu! 
Duam një Shqipëri pa Edi Ramën; një Shqipëri të cliruar nga dështaku i varur pas pushtetit, që si Enveri ëndërron të bëjë votime fasadë e me opozitë fasadë! Kjo nuk ka për të ndodhur! Harroje Edi Rama! Atë model e kemi shembur 30 vite më parë, duke përmbysur partinë që ke marrë peng, për të siguruar karrigen! 
Sot shqiptarët kërkojnë zgjedhje të lira dhe duan të clirohen nga diktatura e re, që u ka bllokuar të tashmen e të ardhmen, e prandaj Partia Demokratike është krah tyre për ta përmbushur këtë mision. 
Edi Rama mund të blejë individë, por nuk blen dot popullin opozitar. Zgjedhjet e lira as blihen e as negociohen! Janë një e drejtë kushtetuese e fituar prej tre dekadash! 
Nuk do ketë kthim pas për këtë! Sa më parë ta kuptosh, aq më mirë do jetë! Ne as lodhemi e as dorëzohemi! 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco