Paloka-Ramës: Po vijove me cinizëm, edhe të gjithë socialistët e Europës të mbledhësh...

Paloka-Ramës: Po vijove me cinizëm, edhe të gjithë socialistët e Europës të mbledhësh...

19:06, 25/04/2019
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, i cili ndodhej te sheshi “Shqiponja” bashkë me mijëra qytetarë të tjerë deklaroi se opozita nuk do të lejojë që në Shqipëri të ketë sërish zgjedhje, apo krim tjetër elektoral.

Duke e cilësuar protestën simbolike, Paloka tha se, bllokimi i rrugëve për 1 orë është vetëm një sinjal që ne japim për të shpresuar që do të ketë reagim.

“Në rast se do vijohet me cinizëm në afrimin e zgjedhjeve, jo vetëm ai që nuk e ndal dot situatën por sikur të mbledhë gjithë socialistët e Europës nuk na ndal dot. Ne jemi në luftë për mbijetesë, shqiptarët janë në pikën për mbijetesë”, u shpreh nënkryetari i selisë blu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco