Thirrja e fortë nga Miloti: Që në 30 qershor të mos ketë një tjetër krim elektoral, bashkohuni me ne!

Thirrja e fortë nga Miloti: Që në 30 qershor të mos ketë një tjetër krim elektoral, bashkohuni me ne!

18:50, 25/04/2019
A+ Aa A-

Gjatë protestës në Milot, kreu i Opozitës Lulzim Basha i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve ti bashkohen betejës së opozitës, që më 30 qershor, sipas tij, të mos ketë një tjetër krim elektoral.

Ai përsëriti edhe një herë tjetër, se ky është vetëm fillimi i mosbindjes civile.

“Çdo qytetar shqiptar e ka detyrë të na bashkohet që më 30 qershor të mos ketë një tjetër krim elektoral. Është borxhi ynë ndaj atyre që sakrifikuan për liri dhe demokraci në 50 vite komunizëm dhe 30 vjet pluralizëmm, të cilit do ti japim fund. Ndaj vetëm kështu do të mund të kthejmë normalitetin dhe stabilitetin, që ti japim mundësi qytetarëve të zgjedhin qeverinë dhe të shkarkojnë qeverinë që nuk ju shërben. Kjo është e vetmja rrugë drejt Europës dhe është synimi më madhor i shqiptarëve. Shqipëria si gjithë Europa. Ky është vetëm fillimi i mosbindjes civile.”, u shpreh Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco