Basha i bindur: Zgjedhje pa opozitën më 30 qershor nuk ka

Basha i bindur: Zgjedhje pa opozitën më 30 qershor nuk ka

18:45, 25/04/2019
A+ Aa A-

Mes protestueve në Milot, ku ndodhet prej orës 18:00, kreu i PD, Lulzim Basha është shprehur se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën.

Ai shtoi se këtë fakt e di edhe vetë Edi Rama.

“Rama është shërbëtor i ortakëve të tij në krim, të cilët e mbajnë në pushtet. Por ora e Shqipërisë çiflig i Ramës dhe 20 hajdutëve të tij ka marrë fund. Po qëndrojmë krah për krah me qytetarët shqiptarë, nga Shkodra në Vlorë, nga Korça në Tiranë, në shi dhe në diell në një betejë që do ta fitojmë për Shqipërinë, për demokracinë, për fëmijët tanë. Më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje në Shqipëri, këtë e di edhe bufi, edhe vëllai i tij Edi Rama. Nuk ka zgjedhje pa opozitën”, deklaroi Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco