Basha nga Miloti: Nis sot mosbindja civile, betejën e nisur do e mbyllim me fitore

Basha nga Miloti: Nis sot mosbindja civile, betejën e nisur do e mbyllim me fitore

18:36, 25/04/2019
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha ndodhet në Milot, aty ku si në 4 akse të tjera në vend, qytetarët kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ky është aksioni i tretë i rëndësishëm i opozitës, ndërsa mosbindja civile pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Ndërkohë vetë kryedemokrati Lulzim Basha ka theksuar se opozita është e vendosur për të mos lejuar që në vend të zhvillohen zgjedhje farsë, ndërsa theksoi se me protestën sot nis edhe mosbindja civile.

“Protestues dinjitoz, gardanë të lirisë dhe demokracisë, misionarë të Shqipërisë Europiane. Ju falenderoj për pjesëmarrjen tuaj monumentale këtë të enjte, këtu në Milot dhe të falenderoj në emrin tuaj të gjithë shqiptarët e ndershëm në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Fier që nisin sot aktin e mosbindjes civile. Për të çuar deri në fund betejën që kemi nisur e për ta konkretizuar me fitore”, është shprehur Basha.

Bllokimi po bëhet përkatësisht në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan,  autostradën Plepa-Kavajë në Durrës,  kryqëzimin e Milotit në Lezhë,  rrethrrotullimin e Sheqit në  Fier, dhe rrethrrotullimin e Shqiponjës në Tiranë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco