Fermerët i vënë ‘flakën’ Bradasheshit: ‘Rama po na varfëron për tepsinë e tij’

Fermerët i vënë ‘flakën’ Bradasheshit: ‘Rama po na varfëron për tepsinë e tij’

18:25, 25/04/2019
A+ Aa A-

Me mijëra protestues kanë bllokuar rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, duke i bërë thirrje Ramës, të ikë nga Shqipëria dhe jo fëmijët e tyre.

Bashkë me protestuesit janë bashkuar edhe shumë fermerë të cilët kanë shprehur të gjithë pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes Rama që sipas tyre po i varëfëron nga dita në ditë.

“Këta bëjnë vetëm propagandë duke ndryshuar emra e inistucioneve, gjasme i shkrijnë, ndërsa edhe ato pak fonde që janë nuk shkojnë kurrë te femeri. Gjasme po bëjnë reforma, por kjo është thjesht për ta ndarë Shqipërinë sipas tepsisë që do kryeministri. Ne e shikojmë se si ndahen investimet, dhe ato nuk ndahen në funksion të ekonomisë.

Babëzia e kësa qeveria dhe propagandës së saj është e patolerueshme, por ne nuk jemi në epokën e guri kur nuk kuptojmë”, tha protestuesi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco