Rama ndan tepsinë në Kuvend, ja postet dhe komisionet që merr 'Opozita e re'!

Rama ndan tepsinë në Kuvend, ja postet dhe komisionet që merr 'Opozita e re'!

11:24, 25/04/2019
A+ Aa A-

E pagëzuara nga Edi Rama, “Opozita e re në Parlament”, në seancën e sotme ka mësuar nga Taulant Balla si i deleguar i Ramës dhe jo nga kreu i Kuvendit siç duhet të ishte procedura, edhe pozicionet që do të marrë në drejtimin e Kuvendit.

Kështu në fjalën e tij kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i ka ftuar grupet parlamentare të “opozitës së re”, që të marrin postet që kishin paraardhësit e tyre të PD dhe LSI-së në Kuvend.

Sipas numrit 2 të Partisë Socialiste, “opozita e re”, do të marrë postin e Nënkryetarit të Parlamentit, kryetarin e Komisionit të Mediave dhe Arsimit, Kryetarin e Komisionit të Integrimit Europian dhe Komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale.

Gjithashtu në kuadër të ndarjes së tepsisë në Kuvend, ata do të jenë pjesë dhe të delegacioneve parlamentare që përfaqësojnë Shqipërinë në institucionet ndërkombëtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dordomusi 25/04/2019 12:07

Imagjino Klajdi Qama kryetar i komisionit te integrimit europian....hahaahahhaaaaaa

Shto koment

Denonco