Akuzat për të nga PD janë të drejtpërdrejta se “po i shërben Edi Ramës dhe qeverisë”. Por Astrit Patozi e hedh poshtë këtë akuzë. Në emisionin “Opinion” tha se çdokush ka të drejtë të jetë skeptik.
“Në asnjë mënyrë nuk i shërbejmë Edi Ramës. Ju jeni në të drejtën tuaj të jeni skeptik. Edhe historia e politikës shqiptare e tillë ka qenë. Koha është ajo që do e provojë”, – tha Patozi.
Emra të rëndësishëm që ishin pjesë e PD duket se nuk do të jenë në rrugën e tij. “Bindjes Demokratike” nuk do t’i bashkohen as Jozefina Topalli, as Arben Imami apo Ridvan Bode. Edhe Rudina Hajdari nuk do të jetë pjesë e partisë së re. Astrit Patozi tha se kishte biseduar me deputeten për krijimin e partisë së re.
“Me zonjën Hajdari kam folur për çështje të tjera dhe për këtë, kam respekt maksimal. Është një lloj talenti. Talent politik do të thotë njeri që merr qëndrime dhe vendime të duhura. Për mua është e tillë. Ne kemi diskutuar për këtë projekt, ajo ishte shumë e prirur dhe e ka thënë në parlament që opozita ta marrë pjesë në zgjedhje. Me PD ajo s’ka lidhje”.
Patozi thotë se është gati të bëjë koalicion me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, por vetëm me një kusht: “Të jenë të gatshëm të ndryshojnë sistemin zgjedhor”.
“Nëse na përputhen synimet në bëjmë koalicion. Unë jam gati të bëj koalicion me Ramën, Lulzim Bashën apo Monikën, mbi bazën e ndryshimit të kodit elektoral”, – theksoi ai.
Sipas tij pavarësisht paralajmërimeve nuk do të ketë një përplasje civile mes palëve.
“E konsideroj vëllavrasëse një përplasje civile, atë dhe që paralajmërojnë që kjo mund të ndodhi e konsideroj terrorizëm politik. Por asgjë nuk ka për të ndodhur. Në rast se Edi Rama dhe çifti Basha-Kryemadhi do të lihen vetëm janë gati t’i vënë flakën Shqipërisë”.
Sa i përket lidhjes me Edi Ramën, ai tha se ka bashkëpunuar dy herë me të.
“Unë me Edi Ramën kam bashkëpunuar me dy raste. Para 3-4 ditësh shkova bëra një check-up. Kam bashkëpunuar dhe njëherë tjetër dhe ishte i vetmi rast kur e kam takuar zotin Rama.
E kam takuar para disa viteve, kemi qenë ulur në një tavolinë. Unë kam pirë kafe të shkurtër dhe ujë pa gaz, ai nuk e di se çfarë ka pirë. Në atë tavolinë ka qenë Sali Berisha, Ilir Meta, Gramoz Ruçi dhe Shpëtim Idrizi” – tha Patozi. /lapsi.al/
© SYRI.net
Ky paska qene vella binjak o rames,2 dite parti ,5 vete gjithsej,e thote jam gati te bej koalicion,.prit e pak se edhe rama nuk ka per te ta futir me pordhe
Astriti kerkon qe te behet lider pa qene i ketille Ai t'ja dije per nder qe e futi ne politik Saliu se ndryshe do te ngelte neper kozino.i dha disa funksione poltike ne pd por eshte shume keq kur qenin qe ushqen te ha doren I tille eshte ky dhe pa pike turpi kerkon koalicion me ps e pd Ky kerkon te hyje ne zgjedhje njelloj si nje njeri qe hyn ne det pa ditur not pa forume pa program pa asnje gje !? Kjo eshte platforma e edi rames rames, kete e kupton cdo njeri i majte e i djatht
Sa turp! Keta plehra kujtojne se jane te perjetshem dhe patjeter duhet te jene deputet..Patozi nje pleher politike