Të rinjtë e opozitës protestë simbolike te Kuvendi, këpucë dhe flamuj....

Të rinjtë e opozitës protestë simbolike te Kuvendi, këpucë dhe flamuj....

10:01, 25/04/2019
A+ Aa A-

FRPD dhe LRI protestojnë sot përpara parlamentit, me një simbolike të veçantë që tregon largimin e të rinjve dhe Shqiptarëve nga vendi si pasojë e keqqeverisjes së Edi Ramës.

Në njoftimin e pozitës thuhet se, “të rinjtë e forumeve kanë marrë me vete nga një palë këpucë të të rinjve të cilët janë larguar nga vendi dhe do ti vendosin përpara Parlamentit”.

Kesaj simbolike do ti shtohen edhe flamujt e vendeve ku Shqiptaret kanë emigruar me së shumti.

Por simbolika e kepucës tregon edhe shtypjen qe kjo qeveri i ka bërë të rinjve duke i vrarë shpresen, duke mos i ofruar mundësi punësimi, arsim cilësor dhe duke mos i garantuar një të ardhme të sigurtë në vendin e tyre.

Protesta e të rinjve para parlamentit është për të shprehur vendosmerinë se ata nuk kanë ndërmend të largohen nga vendi, si mijera të rinj të tjerë, se nuk do të dorëzohen derisa vendi të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, që janë themeli për #Shqiperinë si gjithë Europa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco