Aksioni i opozitës, sot protestë në 5 akse kombëtare

Aksioni i opozitës, sot protestë në 5 akse kombëtare

08:32, 25/04/2019
A+ Aa A-

Pas më shumë se dy muajsh protestë para kuvendit dhe kryeministrisë, opozita ndryshoi strategji duke bllokuar qarkullimin  pothuajse në gjithë vendin.  Sot pasdite,  protestuesit e opozitës do të përqendrohen në 5 akse rrugore kryesore, duke i mbajtur të bllokuara në shenjë proteste për më shumë se 60 minuta. 

Opozita nuk do të jetë sot para kuvendit, por e shpërndarë në 5 akse rrugore kryesore për të bllokuar lëvizjen e automjeteve për rreth 60 minuta në shenje proteste. 

Protesta e opozitës do të  mbahet pasditen e sotme në orën 18:30, ndëra qytetarët do të vendosen për të bllokuar lëvizjen përkatësisht në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan,  autostradën Plepa-Kavajë në Durrës,  kryqëzimin e Milotit në Lezhë,  rrethrrotullimin e Sheqit në  Fier, dhe rrethrrotullimin e Shqiponjës në Tiranë. 

1- Elbasan (Rreth rrotullimit Bradashesh). 
2- Durrës (Autostrada Plepa – Kavajë, përballë Shtëpisë së Pushimit të Ushtrisë). 
3- Milot (Karburanti në Autostradë). 
4- Fier (Rreth rrotullimi i Sheqit). 
5- Tiranë (Rreth rrotullimi Shqiponjës).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco