Ish-presidenti Nishani: Dështimi i demokracisë në vend, dështim edhe i OSBE-së

Ish-presidenti Nishani: Dështimi i demokracisë në vend, dështim edhe i OSBE-së

22:49, 24/04/2019
A+ Aa A-

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ftuar në emisionin “Arena” në Ora News, është shprehur se demokracia në Shqipëri ka dështuar dhe ky lexohet edhe si dështim i pranisë së OSBE-së në vendin tonë.

Sipas tij, ndërkombëtarët janë një arbitër i pranuar prej të gjitha palëve, por sjellja dhe veprimi i OSBE-së është një dështim.

“Institucionet ndërkombëtare ne i kemi pranuar që të jenë arbitër në Shqipëri. Mandje disa prej partnerëve tanë janë të domosdoshëm në mbajtjen e disa ekuilibrave dhe dhënien e këshillave. Ne nuk jemi më një vend i izoluar po veprojmë në një komunitet. Por duke ndaluar te OSBE, pikëpamja ime lidhet me situatën aktuale politike në Shqipëri. Kjo situatë se tek kush qëndron faji nuk është një situatë që na nderon, por tregon një lloj dështimi të demokracisë. Përderisa nuk ka zgjedhje të lira, ka bojkot të Parlamentit, është një parlament i njëanshëm, nuk është regjistruar në zgjedhje opozita, ka protesta, kjo tregon se në maturimin e demokracisë sonë kemi dështuar në një farë mënyre. Kjo nuk është për tu mburrur, por dështimi i demokracisë në Shqipëri është edhe dështim për OSBE-në, në Shqipëri”, është shprehur Nishani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco