Shtohen paqartësitë në partinë e Ramës, vendi në krizë të thellë politike

Shtohen paqartësitë në partinë e Ramës, vendi në krizë të thellë politike

22:16, 24/04/2019
A+ Aa A-

Partia Socialiste mblodhi sonte Kryesinë e saj për të diskutuar rreth zgjedhjeve lokale por dhe krizën e rëndë politike në të cilën ndodhet vendi prej muajsh.

Megjithatë mbledhja e Kryesisë socialiste duket se ka shtuar paqartësitë brenda vetë forcës kryesore të qeverisjes rreth situatës në vend.

Kjo u reflektua qartaz nga deklarimet për gazetarët të Ministres së Marrëdhënieve me parlamentin Elisa Spiropali.

PS dhe Kryeministri Rama janë nën një presion të fortë nga opozita dhe opinion publik në Shqipëri, ndërkohë që vendi është përfshirë në një valë protestash ndër më të mëdhatë e 30 viteve të fundit përmes të cilave kërkohet dorëheqja e kryeministrit dhe krijimi i kushteve për një përballje të drejtë dhe të lirë zgjedhore mes dy kampeve politike.

  Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco